Lidhje

Lance Armstrong humb të shtatë titujt e “Tour de France”


USADA njoftoi se kishte ratifikuar sanksionet e Agjencisë Amerikane Anti-Dopingut, që ja hoqi Armstrongut titujt e fituar në vitet 1999 - 2005.

Unioni Ndërkombëtar i Çiklizimit, USADA, ja hoqi çiklistit të famshëm amerikan Lance Armstrong të shtatë titujt e tij në garën “Tour de France”, dha ja ndaloi për jetë pjesëmarrjen në këtë garë. Unioni njoftoi sot se i kishte ratifikuar sanksionet që u dorëzuan në muajin gusht nga Agjencia Amerikane Anti-Dopingut, që ja hoqi Armstrongut të gjithë titujt e fituar mes viteve 1999 dhe 2005.

Unioni publikoi një raport 1 mijë faqesh me fakte të pazbuluara më parë të hetimit ndaj çiklistit 41-vjeçar, përfshirë dëshmitë e 11 ish anëtarëve të skuadrës, kolegë të tij. Armstrong i ka mohuar akuzat për vite me radhë, sipas të cilave analizat kishin rezultuar se ai kishte përdorur gjatë karrierës së tij substanca të ndaluara.

Javën e kaluar, si reagim ndaj raportit të Unionit të Çiklizimit, Armstrong humbi mbështetjen e disa prej korporatave të profilit të lartë, përfshirë kompaninë e prodhimit të mallrave atletike Nike, prodhuesin e birrës Anheuseur-Busch dhe atë të prodhimit të biçikletave Trek. Ai ka dhënë dorëheqjen nga organizata e bamirësisë Livestrong, të cilën ai e themeloi më tepër se një dekadë më parë, me synimin për të grumbulluar fonde për kërkimet e kancerit, pasi ai vetë mundi t’i mbijetojë sëmundjes.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG