Lidhje

Kapen 4 nga 7 të arratisurit nga burgu


Në pranga dhe tre bashkëpunëtorë të tyre. Arrestohen dhe 21 punonjës të turnit të mbrëmshëm në burgun e Drenovës. PD: Shteti u shemb. Ministri i Brendshëm: Krenar për reagimin e policisë

Në Shqipëri katër nga shtatë të arratisurit e mbrëmshëm nga burgu i Drenovës në Korcë janë arrestuar nga policia, dhe bëhet fjalë për të gjithë atë që ishin dënuar me burgim të përjetshëm. Pas arrestimit të parë mbrëmë, tre të tjerë u kapën në një magazinë në Përrenjas, pak pas mesditës së sotme. Ndërkohë janë arrestuar edhe tre persona të tjerë që dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtorët e tyre. Në pranga kanë përfunduar edhe 21 punonjës të burgut të cilët ishin mbrëmë mbrëmë me shërbim,dhe janë pezulluar të gjithë punonjësit e nivelit të lartë si dhe është shkarkuar drejtori i Burgut. Ministri i Brendshëm u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin mes institucioneve të sigurisë në operacionin për kapjen e të arrestuarve

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere

Të arratisurit e mbrëmshëm nga burgu i sigurisë së lartë kishin planifikuar prej kohësh veprimet e tyre ndërsa kanë munudr të sigurojnë edhe futjen e armëve në mjediset e burgut. Këtë e deklaroi sot ministri i Drejtësisë Nasip Naco i cili dha dhe hollësitë e arratisjes: “Nga verifikimet paraprake të kryera rezulton se në orën 18.33 minuta personat e mësipërm, kanë qenë duke kryer veprime në klasën e te dënuarve, në seksionin e sigurisë së lartë.Në momentin që kanë hyrë në klasë, këta persona, kanë qenë të armatosur me dy automatik dhe dy pistoleta. Duke përfituar nga shkelja e skemës se sigurisë, së punonjësve të policisë, përgjegjës për garantimin e saj, pasi kanë marrë peng punonjësit e policisë kanë mundur të arratisen nga ky Institucion. Pasi kane dale nga zona e sigurisë (regjimi i brendshëm), nën kërcënimin e armëve, kanë prerë rrjetën e rrethimit te jashtëm dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, jashtë burgut, kanë mundur të largohen”.

Që prej mbrëmjes së djeshme policia dhe njësitë e saj speciale u angazhuan në kapjen e shtatë të arratisurve, katër prej të cilëve ishin të dënuar me burgim të përjetshëm. I pari, Artur Gora u kap që mbrëmë, ndërsa tre të tjerë, Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri, edhe këta të dënuar me burgim të përjetshëm u arrestuan sot në një magazinë pranë zonës së Përrenjasit. Policia ndërkohë po vazhdon kërkimet për tre të tjerët, dy prej të cilëve Rezi Haxhiraj dhe Eduard Lula dyshohet të jenë në zonën e malit të Gramozit, në pyjet e Qafës së Qarrit. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i bëri thirrje që të vetdorëzoheshin: “U bëj thirrje të 3 të arratisurve të tjerë, familjarëve dhe miqve të tyre: Dorëzohuni sot që nesër të mos jetë vonë”.

Tre persona të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë nga jashtë për arratisjen e të dënuarve u arrestuan po sot, ndërkohë që nën pranga kanë përfunduar edhe 21 punonjës të burgut. “Eshtë vendosur arrestimi në flagrancë i të gjithë punonjësve te shërbimit të turnit kur ka ndodhur ngjarja, në burgun Drenovë, të cilët me mosveprimet e tyre kanë lejuar arratisjen e këtyre personave, të dënuar për vepra të rënda penale. Ministri i Drejtesise, ka shkarkuar në mënyrë të menjehershme Drejtorin e Burgut Drenovë, Genci Postoli, si dhe ka urdhëruar rritjen e nivelit të gadishmërisë, në të gjitha burgjet, me shërbime te përforcuara, për të garantuar sigurinë maksimale dhe rendin në këto Institucione. Gjithashtu, ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të punonjësve të nivelit të lartë të shërbimit të kontrollit të brendshëm, për mungesë profesionalizmi dhe përkushtimi, të cilët me mosveprimet e tyre kanë krijuar terren e mundësi për ngjarje të renda, si ajo e ditës se djeshme”, deklaroi ministri Naco.

Ndonëse foli për një ngjarje serioze ministri i Brendshëm Tahiri tha se ndjehej krenar për reagimin e policisë dhe bashkëpunimin mes institucioneve: “Kjo ishte sigurisht një situatë serioze, por njëkohësisht një sprovë për Policinë e Shtetit dhe bashkëpunimin institucional ndërmjet institucioneve ligjzbatuese. Kemi arritur një standard të ri bashkëpunimi, i cili po jep frutet e para, edhe në situata të tilla kritike. Jam krenar që pa mbushur 24 orë, arritëm të zbardhim zinxhirin e organizimit të kësaj arratisje, të evidentojmë përgjegjësitë por dhe të arrrestojmë 4 prej 7 të arratisurve kryesorë”.

Nga ana e saj partia demokratike në opozitë e konsideroi ngjarjen e mbrëmshme si mjaft të rëndë dhe si një shenjë sipas saj e shembjes së shtetit: “Partia Demokratike është e shqetësuar nga kjo ngjarje e rëndë dhe ne konstatojmë se për fat të keq shteti ka pushuar së ekzistuari në dy raste dje, dhe pikërisht për funksionet më të rëndësishme për të cilat shteti ekziston, për sigurinë dhe rendit publik. Kjo situatë e rënduar e pasigurisë dhe e vërshimit të krimit e dobësimit të shtetit në çdo drejtim vjen si rezultat i mënyrës së qeverisjes”.

I menjëhershëm ishte reagimi i ministrit Tahiri: “Dëshiroj të falenderoj dhe PD, që nuk priti të na kujtojë se shteti është shembur. Faktet flasin vetë që shtetin po, e gjetëm jo të shembur por të shkatërruar dhe inkriminuar deri në kockë, por edhe t’i garantoj se shteti është këtu, Policia e Shtetit është në këmbë për të garantuar jetën dhe pronën, sigurinë publike të çdo qytetari shqiptar”.

Edhe ministri i Drejtësisë foli për një sistem të trashëguar thuajse inekzistent përsa i përket sigurisë në burgje: “Ngjarja e ditës së djeshme tregoi që sistemi i sigurisë në burgje është një sistem i kalbur, joprofesional i ndërtuar mbi bazën e emerimeve politike, klienteliste dhe korruptive”.
Ministri Naco tha se ky sistem do t’i nënshtrohet një reformimi tërësor.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG