Lidhje

Akuzë vrasje, tjetër kërkesë arresti për Frrokun


Prokuroria ju drejtua sot sërish parlamentit. Deputeti Mark Frroku akuzohet për një ngjarje të ndodhur në Belgjikë. “Cështja Doshi”, Gjykata e lartë vendos “arrest shtëpie” për dy deputetët Tom Doshi e Mark Frroku

Në Shqipëri Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi sot parlamentit autorizimin për arrestimin e deputetit Mark Frroku, i cili dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 1999 në Blegjikë. Kërkesa erdhi pasi ndaj tij autoritetet gjyqësore belge kanë nxjerrë urdhërin e arrestit ndërkombëtar, njoftoi prokuroria. Dy ditë më parë deputeti Frroku u ndalua pasi parlamenti miratoi kërkesën e parë për arrestimin e tij, lidhur me cështjen Doshi. Për këtë cështje Gjykata e Lartë vendosi që të lerë në arrest shtëpie deputetin Frroku. I njejti vendim u mor edhe për deputetin tjetër Tom Doshi.

Shqipëri: Prokuroria kërkon autorizim për arrestimin e deputetit Frroku
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:25 0:00

Implikimi i mundshëm i deputetit Mark Frroku në një vrasje të ndodhur në Blegjikë, u përmend për herë të parë publikisht pas zgjedhjeve të qershorit të 2013, në një shkrim të një gazete belge. Në atë kohë zoti Frroku mohoi të ishte përfshirë në vrasje, ndërkohë që sot sipas një njoftimi të Prokurorisë ai rezulton se është dënuar me 10 vjet në mungesë, por procesi ndaj tij është ende i hapur dhe pritet të nisë në gjykatën e Apelit për krime të Rënda të Brukselit tetorin e ardhshëm. Sipas autoriteteve belge, Frroku dhe tre shqiptarë të tjerë akuzohen për “vrasje me paramendim” të një tjetër shqiptari, gjatë një përplasjeje mes grupesh që kontrollonin rrjete prostitucioni.

Për këtë ngjarje, bazuar në shkresat e dërguara nga Interpol Tirana dhe Ministria e Drejtësisë, dhe pasi ndaj deputetit Frroku, autoritetet gjyqësore belge kanë nxjerrë urdhërin e arrestit ndërkombëtar Prokurori i Përgjithshëm, i është drejtuar sot Parlamentit për herë të dytë duke kërkuar autorizimin për arrestimin e tij. Kërkesa erdhi pak përpara se në Gjykatën e Lartë të niste procesi për vlerësimin e masës së sigurisë. Deputeti Frroku u ndalua pak ditë më parë së bashku me deputetin Tom Doshi, pak orë pasi parlamenti I ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së Prokurorisë, e cila dyshon se ata kanë sajuar të gjithë planin për vrasjen e mundshme të deputetit Doshi.

Në Gjykatën e Lartë deputeti Frroku u paraqit me pranga në duar, i shoqëruar nga një numër i konsiderueshëm policësh. Seanca ndaj tij zgjati afro tre orë, dhe trupi gjykues vendosi që ta lërë atë në arrest shtëpie. Avokatët deklaruan se do ta kundërshtojnë këtë vendim. E njejta masë, për arrest shtëpie, u mor dhe ndaj zotit Tom Doshi, e po ashtu dhe avokatët e tij folën për një vendim të padrejtë dhe të pambështetur në ligj.

Lidhur me kërkesën e dytë të prokurorisë për deputetin Frroku, Partia demokratike reagoi duke deklaruar se ky rast i njohur dhe më pare, vërteton akuzat e saj për lidhjet e kryeministrit me krimin, u shpreh Sekretari i përgjithshëm demokrat Arben Ristani: “Kryeministri e ka ditur prej kohësh që Frroku ka probleme me drejtësinë belge, por e ka mbajtur në sirtar këtë kartë, për ta pasur deputetin nën kontroll. Frroku ishte dëshmitari kyç në akuzën ndaj Ilir Metës, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe rezultoi se ai, dëshmoi pikërisht atë që dëshironte kryetari i parlamentit dhe kryeministri. Kapja e dëshmitarit dhe ndërhyrjet e tjera brutale dhe sistematike në hetim, e futën procesin në hullinë e dëshiruar dhe të paracaktuar nga Rama dhe Meta”.

Ndaj të gjithë cështjes Doshi opozita ka hedhur dyshime dhe akuza të forta se lëvizjet e prokuorirsë janë kryer në ndikimin e drejtuesve të shumicës së majtë, duke këmbëngulur se pa dorëheqjen e zotit Meta kjo cështje nuk do të mund të zbardhej.

XS
SM
MD
LG