Lidhje

Arrestohet në Londër themeluesi i faqes elektronike WikiLeaks, Xhulian Asanzh

  • Zëri Amerikës

Arrestohet në Londër themeluesi i faqes elektronike WikiLeaks, Xhulian Asanzh

Arrestohet në Londër themeluesi i faqes elektronike WikiLeaks, Xhulian Asanzh

Faqja elektronike WikiLeaks njofoi se do të vazhdojë botimin e dokumenteve sekrete diplomatike amerikane, megjithë arrestimin në Britani të themeluesit të saj Xhulian Asanzh. Në një informacion të shpërndarë me Twiter, WikiLeaks njofton se arrestimi i Xhulian Asanzh nuk do të ndikojë në operacionet e grupit dhe sipas njoftimit WikiLeaks do të nxjerrë sonte më shumë shkëmbime diplomatike se zakonisht.

Themeluesi i faqes elektronike WikiLeaks, Xhulian Asanzh u arrestua në Britani në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Suedia.

Asanzh kërkohej për t’u marrë në pyetje në Suedi rreth akuzave për përdhunim dhe ngacmim seksual, akuza që ai i mohon. Akuzat janë ngritur nga dy gra që ai takoi në Suedi në muajin gusht dhe nuk kanë të bëjnë me nxjerrjen e dokumenteve diplomatike. Por avokatët e tij thonë se akuzat për abuzim seksual janë një “manovër politike”.

Avokatët e tij kanë thënë se ai do të luftojë kundër ekstradimit në Suedi nga frika se mund t’u dorëzohet autoriteteve në Shtetet e Bashkuara.

Asanzh është themelues i faqes WikiLeaks, e cila ka botuar në Internet rreth 250 mijë kabllograme të sekreteve diplomatike të Shteteve të Bashkuara.

Një zëdhënës i kësaj faqeje tha se arrestimi i zotit Asanzh nuk do të ndryshojë planet për publikimin e dokumentave të tjera.

Para arrestimit të tij sot, WikiLeaks publikoi disa hollësi rreth memorandumeve diplomatike, në të cilat thuhet se NATO hartoi plane ushtarake për të mbrojtur vendet baltike kundër një sulmi rus pas konfliktit të Rusisë me Gjeorgjinë në vitin 2008. Gazeta Guardian shkruan se momerandumet nxjerrin në dritë plane sekrete për të mbrojtur Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, të cilat ishin hartuar në selinë e NATo-s në Bruksel me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë.

XS
SM
MD
LG