Lidhje

Arrestohet Kryetari i Bashkisë së Vlorës

  • Armand Mero

Në Shqipëri, me urdhër të Prokurorisë u arrestua sot Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, së bashku me Drejtoreshën e Planifikimit të Territorit në këtë institucion, Doriana Sulaj, si dhe pronari i një firme ndërtimi,

Zoti Gjika dhe drejtoresha e Bashkisë akuzohen për disa vepra penale, pasi dyshohet të kenë falsifikuar dokumentat për dhënien e një leje ndërtimi, ndërkohë që një vendim i tillë nuk ishte marrë më parë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit. Bëhet fjalë për një leje të lëshuar në vitin 2011, ndërsa hetimi ka nisur vitin e shkuar.

Prokuroria e ka akuzuar kreun e Bashkisë së Vlorës edhe “për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, duke qenë se sipas saj, ky institucion ka penguar sekuestrimin e dokumentave të mbledhjes së Këshillit të Territorit, gjatë së cilës pretendohet të jetë lëshuar leja e ndërtimit.

Për një episod te ngjashem, zoti Gjika ishte vënë nën akuzë edhe në vitin 2013, por Gjykata e Tiranës, ku u zhvillua procesi gjyqësor, e shpalli atë të pafajshëm nëntorin e shkuar, ndonëse Prokuroria kishte kërkuar 4 vjet burgim.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG