Lidhje

Serbi, 80 të arrestuar për korrupsion


Ministri i Brendshëm i Serbisë

Ministri i Brendshëm i Serbisë

Autoritetet serbe kanë arrestuar 80 zyrtarë dhe ish-funksionarë të lartë, pjesa më e madhe të partive opozitare nën akuzat për korrupsion, përfshirë shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Në komentet për gazetarët sot në Beograd, Ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviç tha se të arrestuarit akuzohen në 20 çështje penale të “krimit financiar dhe korrupsionit” që i kanë kushtuar shtetit 100 milionë dollarë.

“Këto veprime u ndërmorën për të penguar krimin financiar dhe korrupsionin, veçanërisht në organet qeveritare. Akuzat penale u ngritën kundër të arrestuarve sepse ka arsye të konsiderueshme që të besohet se që nga 2004 ata kanë kryer disa vepra penale, si pastrim parash, përvetësim fondesh, falsifikim dokumentash dhe nxjerrje çertifikatash falso, abuzim detyre, mitmarrje dhe manipulim të prokurave publike,” tha zoti Stefanoviç.

Ministri tha se policia është në kërkim të pesë të dyshuarve të tjerë. Po ashtu, vazhdojnë jetimet për 39 persona të tjerë.

Ministria e Brendshme serbe ka nxjerrë një raport të hollësishëm me emrat e të arrestuarve dhe aktet penale për të cilat akuzohen.

Udhëheqësit e opozitës thonë se arrestimet u bënë me motive politike.

Ndër të dyshuarit përfshihen ish-ministri i tregtisë Sllobodan Milosavljeviç i Partisë Demokratike Serbe të opozitës, i cili ishte në kabinetin qeveritar nga maji 2007 deri në korrik 2008 dhe Zorana Markoviç, ish drejtoreshë e Agjencisë së Anti-Korrupsionit nga 2010-2011.

Dy javë më parë, Serbia filloi bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, një proçes gjatë të cilit kërkohet çrrënjosja e korrupsionit dhe rritja e transparencës së qeverisjes.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG