Lidhje

Britania arreston 4 njerëz të dyshuar për terrorizëm


Policia britanike ka arrestuar katër burra në të 20-tat të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist.

Arrestimet e djeshme erdhën pasi policia bastisi disa shtëpi në Londër. Nuk pati të shtëna, por policët u detyruan të përdornin një armë me shok elektrik për të ndaluar njërin nga të dyshuarit.

Autoritetet po vazhdojnë të bastisin një numër të shtëpive dhe makinave në Londër, ndërkohë që po marrin në pyetje të dyshuarit, njëri prej të cilëve akuzohet se ka lidhje me militantët islamikë në Siri.

Zyrtarët nuk dhanë hollësi mbi sulmin e planifikuar, por thanë se planifikimi ishte në fazat e hershme, duke e përshkruar atë si të rëndësishëm dhe serioz.
Britania e ngriti nivelin e saj të kërcënimit nga sulmet terroriste në gusht.

Shteti Islamik në Siri u ka prerë kokat dy punonjësve britanik të ndihmave dhe dy gazetarëve amerikanë në shenjë hakmarrjeje për sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islamik në Irak.

XS
SM
MD
LG