Lidhje

Lëvizja Zaptimi, arrestohen 200 protestues në Los Anxhelos


Lëvizja Zaptimi, arrestohen 200 protestues në Los Anxhelos

Lëvizja Zaptimi, arrestohen 200 protestues në Los Anxhelos

Policia në qytetin e Los Anxhelosit ka arrestuar më shumë se 200 protestues sot në mëngjes, në operacionin më të fundit për të shpërndarë tubimet, në kuadër të lëvizjes Pushtimi i Wall Streetit që është përhapur në qytete të ndryshme.

Policia filloi të arrestonte protestues pak pas mesnatës kur ata nuk pranuan të largoheshin nga zona përreth bashkisë së Los Anxhelosit, ku janë vendosur prej 8 javësh.

Zyrtarë të administratës lokale ndërhynë për të larguar protestuesit, duke ngritur shqetësime për krime, probleme higjeno-sanitare dhe dëmtim të pronës.

Operacioni policor pasoi një ndërhyrje të ngjashme kur forcat e rendit në Filadelfia u angazhuan për të hequr një kamp fushimi të protestuesve. Operacioni u pasua nga një marshim i gjatë i protestuesve përmes Filadelfias që rezultoi në arrestimin e disa personave. Protestuesit në të dyja qytetet kanë afat deri të dielën të largohen nga zona.

XS
SM
MD
LG