Lidhje

Arrestohen zyrtarë të tatimeve në Shqipëri


Në Shqipëri një ish drejtuese e lartë e Tatimeve në Tiranë dhe një ish inspektor u arrestuan sot ndërsa 7 persona të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen të kenë mashtruar me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar duke përvetësuar afër 5 milionë dollarë

Në pranga ka përfunduar ish drejtoresha e Kontrollit tatimor Afërdita Hysa dhe një ish inspektor i procedurave të rimbursimit Tahir Kuka. Urdhër arresti ka edhe për 5 zyrtarë të tjerë të zyrës së tatimeve të kryeqytetit si dhe për dy sipërmarrës.

E gjithë skema është bazuar përmes mashtrimit me kompani fiktive, që kishin kaluar procese shitjesh dhe blerjesh e që rezultonin me aktivitet në Shqipëri. Ishin gjithsej 11 kompani të tilla, të blera nga dy sipërmarrësit, të cilave u është rimbursuar TVSH-ja. Menjëherë më pas ato janë mbyllur dhe janë cregjistruar. Të gjitha transaksionet sipas policisë janë kryer brenda një harku të shkurtër kohor.

Mashtrimi u zbulua nga drejtuesit e rinj të Tatimeve të cilët dy ditë më parë thanë se është identifikuar dhe një tjetër skem e ngjashme me një abuzim që shkon në afër 2.8 milion dollarë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG