Lidhje

Arrestohet 17 vjeçari francez, mori peng fëmijët e kopshtit


Arrestohet 17 vjeçari francez, mori peng fëmijët e kopshtit
Arrestohet 17 vjeçari francez, mori peng fëmijët e kopshtit

Autoritetet franceze thonë se policia ka ndaluar një 17-vjeçar, i cili mori peng një klasë plot me fëmijë të arsimit parashkollor.

Zyrtarët thonë se të gjithë fëmijët dhe mësuesja e tyre u liruan, pa pësuar dëmtime. Policia tha se 17-vjeçari, armatosur me shpata, hyri sot në mëngjes me forcë në shkollën e qytetit Besancon dhe mori peng 15 fëmijë.

Një njësi speciale e policisë hyri në ndërtesë dhe bisedoi me adoleshentin, deri sa ai u dorëzua. Nuk është i qartë motivi i tij për marrjen peng të fëmijëve, por zyrtarët thanë se ai është kuruar për depresion.

XS
SM
MD
LG