Lidhje

Arrestohet ekzekutivi i kompanisë së implanteve në Francë


Arrestohet ekzekutivi i kompanisë së implanteve në Francë
Arrestohet ekzekutivi i kompanisë së implanteve në Francë

Policia franceze tha se një ish ekzekutiv i lartë i kompanisë famëkeqe që prodhonte implante të gjoksit, e që është në qendër të një skandali shëndetësor, është arrestuar.

Zyrtarët thanë se Jean-Claude Mas i kompanisë Poly Implant Prothese u arrestua sot në shtëpinë e tij në jug të Francës.

Arrestimi u bë në lidhje me një hetim nën akuza të mundshme për vrasje të paqëllimshme, hapur nga prokurorët në qytetin port të Marsejës.

Një ekzekutiv i dytë i kompanisë, Claude Couty, gjithashtu është arrestuar si pasojë e hetimit.

Kompania u mbyll në vitin 2010 pasi u detyrua të tërhiqte produktet nga tregu.

Regullatorët e shëndetësisë zbuluan se kompania po përdorte silikon të një shkalle jo-mjekësore në implantet e që për pasojë shkaktonin rrjedhje.

Disa vende në mbarë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara nxorrën paralajmërime rreth dhjetra mijëra implanteve të eksportuara në më shumë se 60 vende.

XS
SM
MD
LG