Lidhje

Arrestohet ish-shefi i ushtrisë turke për komplot kundër qeverisë


Arrestohet ish-shefi i ushtrisë turke për komplot kundër qeverisë
Arrestohet ish-shefi i ushtrisë turke për komplot kundër qeverisë

Ish-shefi i ushtrisë së Turqisë është arrestuar nën akuzat për një komplot për rrëzimin e qeverisë së Kryeministrit Reçep Taip Erdohan.

Avokati i Gjeneralit Ilker Basbug tha se autoritetet e kanë arrestuar zotin Basbug nën akuzat se kryesonte një organizatë terroriste.

Një prokuror turk dha urdhër për arrestimin e gjeneralit dje, pasi u përfshi në listën e të dyshuarve për një fushatë përmes internetit që synonte destabilizimin e qeverisë së Kryeministrit Erdogan. Procesi ka ngjallur shqetësime ndërkombëtare për lirinë e shtypit në Turqi.

XS
SM
MD
LG