Lidhje

Arrestohet në Serbi i dyshuari për dhunën ndaj KFOR-it në veriun e Kosovës


Arrestohet në Serbi i dyshuari për dhunën ndaj KFOR-it në veriun e Kosovës

Arrestohet në Serbi i dyshuari për dhunën ndaj KFOR-it në veriun e Kosovës

Autoritetet në Serbi thanë se është arrestuar një nga personat e dyshuar për kontrabandë në veriun e Kosovës dhe për dhunë ndaj forcave paqeruajtëse të NATO-s në atë zonë. Media serbe thotë se Zvonko Veselinoviç nga Mitrovica, është arrestuar në Serbi nën dyshimet se është marrë me veprimtari kriminale bashkë me të vëllanë e tij dhe që të dyve u është shqiptuar masa e arrestit 48 orësh.

I arrestuari Veselinoviç për një kohë të gjatë ishte përmendur nga mjetet e informimit si njeriu kryesor i krimit të organizuar në veriun e Kosovës.

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, deklaroi ditë më parë se Zvonko Veselinoviç dhe vëllai i tij, janë identifikuar si organizatorët dhe udhëheqësit e veprimeve të dunshme ndaj ushtarëve të NATO-s në fund të muajit nëntor ku dhjetëra ushtarë gjerman e austriak mbeten të plagosur gjatë përleshjeve me protestuesit serbë që po mbajnë të blokuara rrugët në veri në shenjë kundërshtimi ndaj shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veri.

Ato akte dhune ishin edhe vendimtare që Serbia nuk mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Arrestimi i Zvonko Veselinoviçit, shihet si një shenjë e veprimeve të Beogradit nën trysninë e Bashkimit Evropian për zhbllokimin e situatës në veriun e Kosovës, ndonëse autoritetet serbe thanë se arrestimi nuk ka të bëjë me veriun, meqë ata nuk kanë autoritet për të hetuar në Kosovë.

XS
SM
MD
LG