Lidhje

Arrestohet një figurë e njohur e opozitës në Siri

  • Zëri Amerikës

Arrestohet një figurë e njohur e opozitës në Siri

Arrestohet një figurë e njohur e opozitës në Siri

Në Siri, autoritetet arrestuan një figurë të njohur të opozitës, disa orë pasi miratuan një ligj, i cili heq gjendjen e jashtëzakonshme që ishte në fuqi prej 50 vjetësh.

Ky vendim plotëson një nga kërkesat e protestuesve kundër presidentti Bashar al-Assad, por njëkohësisht rrezikon për kryengritje të fuqishme, në se trazirat vazhdojnë. Pikërisht pas miratimit të ligjit, autoritetet ndaluan aktivistin e të drejtave Mahmud Issa.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Washingtoni shqetësohet se Siria mund të ketë zëvendësuar një ligj kufizimesh me një tjetër dhe i bëri thirrje Damaskut të zbatojë më tepër reforma demoratike.

XS
SM
MD
LG