Lidhje

Arrestohet një gazetar në lidhje me skandalin e përgjimit të telefonave


Arrestohet një gazetar në lidhje me skandalin e përgjimit të telefonave

Arrestohet një gazetar në lidhje me skandalin e përgjimit të telefonave

Policia britanike ka arrestuar një ish-gazetar që ka punuar për gazetën News of The World, e cila është në qendër të një skandali të përgjimit të telefonave.


Arrestimi i gazetarit që ka fituar shumë çmime, James Desborough, e sjell numrin e arrestimeve në lidhje me skandalin e përgjimit të telefonave në 13. Gazetari Desborough të enjten u mor në pyetje në një stacion policie në Londër nën dyshimet se ka përgjuar telefonat ndërkohë që punonte për gazetën tashmë të mbyllur.


Gazetari 38-vjeçar filloi punën në gazetë në vitin 2005 dhe u gradua në detyrën e redaktorit të gazetës në Los Angeles në vitin 2009.


News of the World u mbyll muajin e kaluar, pas akuzave se gazetarët e saj në mënyrë të paligjshme kanë përgjuar telefonat e qindra njerëzve të famshëm, politikanë, gazetarë dhe madje edhe viktimat e vrasjeve. Punonjësit e gazetës gjithashtu dyshohet se i kanë dhënë ryshfete policisë në kombim të informacionit.

XS
SM
MD
LG