Lidhje

Arrestohet një grup serbo – shqiptar për krim të organizuar


Arrestohet një grup serbo – shqiptar për krim të organizuar
Arrestohet një grup serbo – shqiptar për krim të organizuar

Autoritetet e policisë në Kosovë thanë se kanë arrestuar dhjetë persona në rajonin e Prishtinën nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar. Arrestimet janë kryer gjatë një operacioni në Prishtinë, Graçanicë e Lipjan dhe gjatë tij janë konfiskuar edhe armë, makina e substanca narkotike.

Të arrestuarit, tetë serbë dhe dy shqiptarë, sipas policisë dyshohet se për një kohë të gjatë kanë vepruar si grup i organizuar duke vjedhur makina në rajone të ndryshme të Kosovës, të cilat më pastaj i dërgonin në Mitrovicën Veriore dhe përmes ndërlidhësve bënin kompromise për kthimin e makinave tek pronarët, duke përfituar shuma të mëdha të parave.

Të dyshuarit merreshin edhe me falsifikimin e makinave dhe dokumentacioneve të tyre si dhe me trafikimin e substancave narkotike, armëve dhe municioneve të ndryshme.

XS
SM
MD
LG