Lidhje

Arrestohet për terrorizëm 25 vjeçari amerikan me prejardhje nga Kosova


Arrestohet për terrorizëm 25 vjeçari amerikan me prejardhje nga Kosova
Arrestohet për terrorizëm 25 vjeçari amerikan me prejardhje nga Kosova

Zyrtarët amerikanë kanë arrestuar një burrë mysliman 25 vjeçar për përpjekje për të përdorur mjete shpërthyese dhe armë zjarri për të sulmuar bizneset dhe objekte të tjera në shtetin Florida.

Sami Osmakac me origjinë nga Kosova që kishte marrë nënshtetësinë amerikane, u arrestua në Tampa të Floridës të shtunën, pas hetimeve një mujore nga Byroja Federale e Hetimeve, FBI. Ndaj tij u ngrit akuza për përpjekje për të përdorur armë të shkatërrimit në masë.

Zyrtarët pohojnë se 25 vjeçari u takua me një agjent të fshehtë të FBI-së nga i cili u mundua të blejë armë të ndryshme, përfshi një AK-47 si dhe një bombë që vihet në makinë dhe një rrip me eksplozivë të ndërtuar për të vrarë një numër të madh njerëzish.

Autoritet thonë se ai i kishte thënë agjentit se, “Ne të gjithë do të vdesim, ndaj pse të mos vdesim sipas mënyrës islamike ?” Prokurori amerikan Rober O’Neill tha se mjetet e dhëna Sami Osmakac-it ishin të manipuluara më parë nga agjentët.

XS
SM
MD
LG