Lidhje

Arrestohet Rebekah Bruks, një ndër ekzekutivet kryesore të perandorisë Mërdok


Arrestohet Rebekah Bruks, një ndër ekzekutivet kryesore të perandorisë Mërdok
Arrestohet Rebekah Bruks, një ndër ekzekutivet kryesore të perandorisë Mërdok

Sipas njoftimeve, policia britanike ka arrestuar Rebekah Bruks, një ndër ekzekutivet kryesore të perandorisë mediatike të Rupert Mërdokut.

Policia britanike konfirmoi sot se ka arrestuar një grua 43 vjeçare në lidhje me skandalin e përgjimit të telefonave të tabloidit të mbyllur, News of the World. Megjithatë, policia nuk zbuloi emrin e saj.

Zonja Bruks ishte redaktore e gazetës News of the World dhe të premten dha dorëheqjen nga posti drejtues i gazetës britanike të zotit Mërdok.

Rupert Mërdok javën e kaluar mbylli gazetën News of the World për shkak të akuzave se gazetarët e saj kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme bisedat e qindra njerëzve të famshëm, politikanëve, gazetarëve rivalë madje edhe viktimave të vrasjeve, dhe u kanë dhënë ryshfete policisë në shkëmbim të informacioneve.

Policia britanike deri tani ka arrestuar nëntë persona në lidhje me skandalin e përgjimit të bisedave telefonike.

XS
SM
MD
LG