Lidhje

Arrin në 30 numri i viktimave nga bakteria E.Koli në Evropë

  • Zëri Amerikës

Arrin në 30 numri i viktimave nga bakteria E.Koli në Evropë

Arrin në 30 numri i viktimave nga bakteria E.Koli në Evropë

Tre të vdekur të tjerë e kanë çuar numrin e viktimave nga bakteria E.Koli në 30 në Evropë, para një takimi të rëndësishëm mes Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve rusë.

Zyrtarët gjermanë thanë se viktimat e fundit përfshijnë një 68 vjeçar dhe një 20 vjeçare.

Epidemia bakteriale që thuhet se e ka origjinën tek zarzavatet ka sëmurur tani më shumë se 2 mijë e 800 persona duke u kushtuar fermerëve evropianë miliona dollarë pasi prodhimet nuk po shiten.

Kjo ka nxitur gjithashtu tensione të reja mes BE-së dhe Rusisë ku zyrtarët refuzojnë të heqin pengesën për eksportimin e zarzavateve nga BE-ja.

Presidenti rus Dmitri Medvedev dhe zyrtarë të tjerë të lartë po zhvillojnë një takim dyditor me zyrtarët evropianë në qytetin Nizhni Novgorod.

XS
SM
MD
LG