Lidhje

Arritjet e presidentit Obama gjatë dy vjetëve të para në detyrë


Arritjet e presidentit Obama gjatë dy vjetëve të para në detyrë
Arritjet e presidentit Obama gjatë dy vjetëve të para në detyrë

Nesër mbrëma Presidenti Barak Obama mban fjalimin mbi gjendjen e vendit para një sesioni të përbashkët të të dy dhomave të Kongresit amerikan. Anketat e opinionit tregojnë se mbështetja për zotin Obama është ngritur javët e fundit, rreth 50 për qind. Këtë javë mbushen 2 vjet që kur zoti Obama filloi mandatin presincial dhe pjesa më e madhe e 2 vjetëve të ardhshëm do përqëndrohet në përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

Dy vjet kanë kaluar nga përurimi i presidentit të parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara.

“Sot, ne mblidhemi këtu sepse zgjodhëm shpresën dhe jo frikën, unitetin dhe jo konfliktin dhe mosmarrëveshjet”.

Por gjatë 2 vjetëve të parë të mandatit të presidentit Obama pa pasur plot mosmarrëveshje politike, veçanërisht lidhur me ligjin e kujdesit shëndetsor.

Pitër Braun punon në qendrën e anketimeve të Universitetit Quinipiak në Kënektikat.

"Është interesant fakti që shumë votues thonë se gjëja më e mirë që ai ka bërë është reforma e kujdesit shëndetësor, por po ashtu ata thonë se gjëja më e keqe që ai ka bërë është kujdesi shëndetësor, qendrime që tregojnë se vendi është i ndarë në këtë pikë”.

Presidenti bëri thirrje për unitet në fjalimin që mbajti në një shërbim përkujtimor në Tusan të shtetit Arizona, pas incidentit që la gjashtë të vrarë dhe disa të plagosur, përfshirë edhe anëtaren e kongresit, Gabriel Gifords.

"Është me rëndësi për ne të ndalemi për një moment dhe të sigurohemi se flasim me njeri tjetrin në një mënyrë që shëron dhe jo që plagos”.

Kjo shpresë u sfidua shumë shpejt në Kongres, ku republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve votun për sprapsjen e ligjit të reformës shëndetësore, mes tyre edhe kongresisti nga shteti Uiskonsin, Pol Rajën.

"Ne jemi këtu sepse e dëgjuam kërkesën e popullit amerikan në zgjedhjet e fundit. Ne jemi këtu sepse besojmë se është realisht me rëndësi të bësh kur zgjidhesh, atë që ke premtuar gjatë fushatës”.

Anketuesi Pitër Braun thotë se amerikanët janë të ndarë në pikpamjet e tyre për presidentin Obama, ndërkohë që ai fillon pjesën e dytë të mandatit.

"Thuajse tre të katërtat e votuesve e pëlqejnë atë si njeri, por më pak se gjysma janë dakord me politikat e tij”.

Mes atyre që nuk i mbështesin politikat e tij janë shumë votues të pavarur, thotë analisti dhe autori, Richard Wolffe.

“Këta janë njerëzit që e mbështetën Obamën në vitin 2008. Ata votuan kundër demokratëve në 2010-tën. Ata duhet të sigurojnë përsëri mbështetjen e tyre, të nxisin rritjen ekonomike dhe këtë ta bëjnë brënda dy vjetëve të ardhshëm”.

Sigurimi i mbështetjes së këtyre votuesve nuk do të jetë e lehtë, por anketuesi Pitër Braun e vë theksin tek ajo që ndodhi në vitet 80-të me presidentin e athershëm, Ronald Reagan.

“Regani kishte një mbështetje prej 37 për qind të elektoratit në fillim të vitit 1983. Pas 22 muajsh, Ronald Reagan fitoi me shumicën më të madhe në historinë e zgjedhjeve presidenciale. Kohërat ndryshojnë ashtu siç ndryshojnë edhe kushtet. Në rastin e zotit Reagan, ekonomia u përmirësua shumë”.

Ndoshta rivalë republikanë për në zgjedhjet presidenciale të 2012-tës, si ish guvernatorja e Alaskës, oSarah Palin dhe ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Njut Gingriç, pritet të vendosin nëse do të marrin pjesë në zgjedhje pas dy vjetësh.

XS
SM
MD
LG