Lidhje

Bllokohen armë dhe municione në Gjirokastër


Policia e Gjirokastrës tha sot se në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bllokuan një arsenal armësh dhe municionesh në një zonë rurale të Gjirokastrës.

Policia tha se arrestoi tre persona të cilët po hetohen për këtë armatim. Në arsenalin e armëve të bllokuara, sipas policisë së Gjirokastrës, kishte armë kallashnikovë, granat-hedhës dhe municione të ndryshme.

I gjithë arsenali u zbulua gjatë një kontrolli në banesën e dy vëllezërve , ndërkohë që forcat policore kishin patur më parë informacione për lëvizjen e armatosur të personave tashmë të arrestuar.

Polcia dyshon se armatimi i fshehur i përket periudhës së trazirave të 1997-ës kur nga kazermat e ushtrisë shqiptare u grabitën armë dhe municione. Zyrtarët thanë se po hetojnë intensivisht aktivitetin e personave të arrestuar dhe lidhjet e tyre me aktivitete të paligjshme.
XS
SM
MD
LG