Lidhje

Arsimi dhe zonat e konfliktit


UNESCO ကို အေမရိကန္ ေထာက္ပံ့ေၾကးျဖတ္
UNESCO ကို အေမရိကန္ ေထာက္ပံ့ေၾကးျဖတ္
UNESCO dhe partnerët e saj dëshirojnë që bashkësia ndërkombëtare të bëjë më shumë për të mbrojtur fëmijët e gjendur në konflikt dhe t'i jape mundësinë të kenë qasje në arsim. Në vitet e fundit, më shumë se dy milionë fëmijë janë vrarë dhe gjashtë milionë të tjerë janë me aftësi të kufizuara si pasojë e luftërave në mbarë botën. Sot, konfliktet kanë mbajtur dhjetëra miliona të rinj pa mundësinë për të shkuar në shkollë. Shumë kanë lëndime fizike apo emocionale që e bëjnë të vështirë, në mos të pamundur që ata të mësojnë. Nga Washington, korrespondenti i Zërit të Amerikës William Eagle njofton.

Një djalë i ri thotë se bombarduesit vunë në objektiv shkollat dhe fshatrat pa dallim. “Kur shihnin ndërtesa, i bombardonin, i tha ai organizatës jofitimprurëse Save the Children.

Dëshmia e tij dhe e të tjerëve janë të përfshira në versionin e fundit të raportit të UNESCO-s, Education for All Global Monitoring Report. Publikimi i përvitshëm është pjesë e një fushate globale për të dhënë arsim fillor universal brenda tre viteve të ardhshëm.

Raporti dokumenton vuajtjet e fëmijëve në vendet e zhytura në konflikt –shtetet që kanë bërë më pak përparim në përmbyshjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjecarit. Pauline Rose është drejtoreshë e raportit të Monitorimit Global për Arsim për të Gjithë.

“Në 35 vendet e prekura nga konflikti, zbuluam se 28 milionë fëmijë nuk janë në shkolla. Arsyet janë të ndryshme: në disa vende, shkollat nuk janë edhe më të qasshme në zonat e konfliktit, mësuesit nuk janë atje. Nuk ka siguri të ecësh për të shkuar në shkollë. Vajzat e reja mund të ngacmohen seksualisht. Në vendet e prekura nga konflikti, përdhunimi dhe dhuna seksuale ndaj vajzave të reja është e zakonshme”.

Në disa konflikte, të gjitha palët zbatojnë Konventat e Gjenevës që ndalon sulmet në vende publike, përfshirë në shkolla dhe spitale. Por UNESCO thotë se infrastrukturat e edukimit janë fokusi i disa sulmeve në ditët tona. Në raste të tjera, shkollat janë vënë në shënjestër për arsye ideologjike apo fetare.

“Në Afganistan, ideja që vajzat shkojnë në shkollë ka qenë pjesë e shqetësimeve të disa grupeve militante dhe është shkak i sulmeve direkte mbi shkollat e tyre”.

Konflikti shkatërron infrastrukturën arsimore dhe mund të çrrënjosë komunitete të tëra, banorët e të cilave bëhen njerëz që zhvendosen brenda vendit.

Kombet e Bashkuara thonë se ka më shumë se 19 milionë refugjatë të brendshëm në mbarë botën dhe se gjysma e tyre janë të rinj nën moshën 18 vjecare.

Nga të zhvendosurit, vetëm refugjatët kanë të drejtën e arsimit të garantuar sipas ligjit ndërkombëtar. Por ligji nuk zbatohet gjithmonë dhe qasja ndaj arsimit nuk është e njëjtë. Shkollat në kampet e refugjatëve shpesh kanë mungesë të paguejnë për mësuesit, pajisjet dhe tekstet shkollore.

Vitin e kaluar, zonja Rose vizitoi kampet Dadaab në Kenian veriore, që strehojnë më shumë se 250 mijë refugjatë nga Somalia. Të rinjtë përbëjnë rreth 25 përqind të banorëve të kampit.

Gjysma e fëmijëve aty nuk kanë qasje në shkolla, klasat kanë mbi 300 nxënës. Situata po keqësohet. Këto kampe kanë qënë aty për 20 vjet, pra nuk është një situatë afat-shkurtër.

UNESCO thekson se rritja e financimeve për edukimin mbetet një çështje politike e debatueshme për gati 24 vende në konflikt, ku shpenzimet ushtarake i kalojnë ato të programeve sociale. Gjysma e këtyre vendeve janë në Afrikën nën-Sahariane.

Raporti i Monitorimit Global për Arsim për të Gjithë thotë se buxheti ushtarak është dy herë më i madh sesa buxheti për shkollat fillore në Etiopi. Në Cad, është katër herë më i madh dhe në Pakistan shtatë herë.

Studimi llogarit se në se vendet e konfliktit në Afrikën nën-Sahariane mund të shkurtojnë shpenzimet ushtarake me 10 përqind, mund të arsimohen më shumë se 25 përqind e atyre që janë jashtë shkolle, ose gati 3 milionë fëmijë.
XS
SM
MD
LG