Lidhje

Vepër e re arti në qendër të Uashingtonit


Një artist kubano-amerikan ka përfunduar një portret në natyrë të fytyrës së një të riu që ai thotë se është simbol i larmisë etnike e racore të Amerikës.

Artisti Jorge Rodriguez-Gerada përdori 2500 tonë rërë dhe 800 tonë dhé për të krijuar portretin me përmasa aq të mëdha sa që mund të shihet nga kozmosi. Portreti është krijuar në parkun qëndror të Uashingtonit.

Në komentet për gazetarët dje, artisti tha se vepra e tij titullohet “Nga shumë, një” – përkthimi i frazës latine “E Pluribus unum” që është e shkruar në stemën shtetërore të Shteteve të Bashkuara.

Rëndësia e punimit, thotë artisti, nuk qëndron thjesht në vlerën artistike, por në simbolikën e tij. Ky është një pasqyrim i diversitetit dhe nxit debatin për rëndësinë e kësaj larmie për Shtetet e Bashkuara.

Portreti ndodhet pranë pellgut reflektues para Memorialit të Linkolnit,

Imazhi i krijuar, sipas artistit, është një kolazh tiparesh nga fotografitë e 30 të rinjve që ai mori në qendër të Uashingtonit vjet. Ai thotë se është munduar që imazhi të mos ketë tipare të një race specifike, por të jetë një kombinim tiparesh.

XS
SM
MD
LG