Lidhje

Arti në burg shton respektin e të dënuarve për vetvehten

  • Deborah Block

Hasil lukisan seorang narapidana AS yang mengekspresikan 'penderitaannya' selama di dalam penjara (foto: dok).

Hasil lukisan seorang narapidana AS yang mengekspresikan 'penderitaannya' selama di dalam penjara (foto: dok).

Disa të burgosur në Shtetet e Bashkuara krijojnë vepra arti si mjet për të shprehur mendimet e tyre. Arti në burg përdoret edhe si një mjet për rehabilitimin e të burgosurve. Disa prej krijimeve të tyre janë shitur në galeritë e Uashingtonit. Të ardhurat janë ndarë mes artistëve dhe Fondacionit të të Burgosurve, një organizatë jofitimiprurëse në Uashington që promovon artin në burg, si një mundësi shprehjeje për të dënuarit.

Skena idilike si këto janë krijuar nga të burgosurit anembanë Shteteve të Bashkuara. Për disa prej tyre, këto vepra janë një kujtesë e botës që ata kanë lënë jashtë burgut.

Denis Sobin, kryetar i Fondacionit të të Burgosurve, ka qenë i burgosur për 12 vjet. Ai i bie kitarrës.

“Arti ka veti rehabilituese dhe ai vlen si terapi për njerëzit”.

Denis Sobin themeloi Fondacionin e të Burgosurve ndërsa ishte ende prapa hekurave. Ai thotë se përveç natyrës e peisazheve, ka edhe tema të tjera që lëvrojnë të burgosurit në pikturat e tyre.

“Ka njerëz që duan të jenë me familjet e tyre. Ndaj ata pikturojnë skena familjare, apo skena festash me familjen. Disa të tjerë janë shumë të zemëruar me përvojën e burgut, dhe tek pikturat e tyre ndjehet qartë ndjenja e protestës ndaj realitetit të ashpër të jetës në burg”.

Veprat e artit të të burgosurve shiten në galeritë e zonës së Uashingtonit. Autorët marrin një përqindje të fitimit. Dale Xhohnson, pronar i galerisë Watergate, thotë se disa të dënuar janë vërtet të talentuar.

“ Ka shumë ndjenjë në artin e tyre. Përmes veprave mund të dallosh se çfarë mendojnë njerëzit”.

Shumica e tyre pikturojnë ose vizatojnë në copa kartoni. Por nganjëherë ata përdorin edhe mjete të tjera.

“Ky është shembulli i artit të krijuar me një shami që është qëndisur në fund të saj. Na u dërgua e palosur”.

Brian Driggers u lirua nga burgu një muaj më parë. Ai krijoi një seri veprash arti gjatë 8 viteve të burgut. Disa prej punimeve të tij janë në Muzeun e Krimit dhe Ndëshkimit në Uashington. Ai përdori një stilolaps apo pastel sepse penelat nuk lejoheshin pasi ato mund të përdoreshin për të pikturuar trupin.

Driggers foli me Zërin e Amerikës përmes SKYPE-it se si ai arriti të krijonte portretin e gruas së tij.

“Penelin e bëra me flokët e mi. Preva një tufë flokësh, i lidha me fijen që përdorja për pastrimin e dhëmbëve, dhe më pas e vendosa në një stilolaps bosh. Pikturova me kafe. Duke e tretur kafen me ujë e në varësi të përdorimit të tretësirës në ujë, krijoja ngjyrat”.

Drigers krijoi edhe këtë autoportret gjysëm abstrakt me pastele.

“Format janë të copëtuara dhe kjo paqyron jetën time të shkatërruar, dhe kuptimin që e ardhmja mund të më sjellë sërish normalitetin”.

I burgosuri Brian Cole e gjen frymëzimin nga librat e vjetër komikë. Një pjesë e vogël e veprave të artit vjen nga gratë e burgosura, mes tyre Rona Bayer e cila është në burgun e Floridës. Ajo ka shkruar prapa njërës prej pikturave të saj...

“Kjo pikturë më lejon të dal jashtë hapësirës së qelisë. E pëlqej këtë pikturë sepse është shumë paqësore”.

Disa prej punimeve të tyre janë shitur edhe nëpër rrugë. Ling Lou nga Kina thotë se programet e artit nuk ekzistojnë në burgjet e vendit të tij. Ai mendon se arti në burg është ide e mirë.

“Është diçka e mirë të shohësh këta djem që dikur kanë shkelur ligjin dhe që tani janë të angazhuar për të krijuar punë artistike”.

Denis Sobin i Fondacionit të Burgjeve thotë se arti në burg ndihmon njerëzit e dënuar të shtojnë respektin ndaj vetes.

XS
SM
MD
LG