Lidhje

Berisha i gatshëm për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë

  • Armand Mero
  • Tiranë

Berisha i gatshëm për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë

Berisha i gatshëm për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë

Në Shqipëri, Kryeministri Sali Berisha tha sot se është i gatshëm, që për çështjen e heqjes së imunitetit për zyrtarët e lartë, të pranojë edhe mundësinë e ndryshimeve kushtetuese, duke ftuar opozitën që së bashku, siç u shpreh ai, "të hedhin këtë hap të rëndësishëm".

Pak ditë më parë, ishin ekspertë të dy misioneve të Bashkimit Europian në Shqipëri, të cilët propozuan disa variante për heqjen e imunitetit, të cilat kërkonin domosdoshmërisht ndërhyrje në kushtetutë. Në atë takim ministri i Drejtësisë Eduard Halimi kish mbrojtur variantin e ofruar nga Komisioni i Venecias, që kufizimi, apo heqja e imunitetit, të mund të realizohej përmes një ligji organik, që kërkon një shumicë të cilësuar votash në Parlament.

XS
SM
MD
LG