Lidhje

Franca ndalon disa gra në përpjekje për të zbatuar ligjin që ndalon perçet

  • Lisa Brajënt

Franca ndalon disa gra në përpjekje për të zbatuar ligjin që ndalon perçet

Franca ndalon disa gra në përpjekje për të zbatuar ligjin që ndalon perçet

Që kur hyri në fuqi ndalimi i perçeve në Francë muajin e kaluar, qeveria thotë se policia ka ndaluar rreth 50 gra që e kanë mbajtur atë në publik. Rreth 27 prej tyre u është ofruar mundësia të paguajnë një gjobë ose të marrin një klasë shtetësie franceze.

Një grua e quajtur Mari, ishte mes atyre që u ndaluan.

"Maria i tha radios RTL të Francës se policia e kishte ndaluar ndërsa ecte me makinë dhe mbante perçe. Asaj iu dha mundësia të paguante një gjobë prej 71 dollarësh ose të merrte klasën. Ajo thotë se pranoi të paguante gjobë, sepse nuk donte të shihej në publik pa perçe. Ajo thotë se has më shumë armiqësi në rrugë, e megjithatë nuk e ka hequr perçen".

"Në një intervistë të kohëve të fundit në radion franceze, Ministri i Brendshëm Klod Guo tha se shqetësimet mbi zbatimin e ndalimit të perçes kanë dalë të pabazuara.

Zoti Guo thotë se njerëzit thanë se legjislacioni nuk do të mund të zbatohej, por deri tani nuk ka pasur ndonjë problem. Ai tha se mes të ndaluarve nga policia për mbajtjen e perçes ishte edhe një grua amerikane në aeroportin Sharl de Gol pranë Parisit".

Para se të hynte në fuqi ndalimi, qeveria franceze vlerësonte se rreth dy mijë gra mbanin perçe në vend. Por theksonte se legjislacioni ishte i rëndësishëm për t’u siguruar që myslimanët konservatorë t’u përmbaheshin ndarjes së qartë të shtetit nga kisha në vend, si dhe për arsye sigurie dhe për të mbrojtur të drejtat e grave.

Edhe Belgjika fqinje ka ndërmarrë hapa për zbatimin e një ligji të ngjashëm, ku dhoma e ulët e parlamentit e miratoi legjislacionin në prill.

Megjithatë, ndalimi vazhdon të mbetet i debatueshëm, veçanërisht për 5-6 milion myslimanët që jetojnë atje. Disa myslimanë të moderuar e përkrahin ligjin. Por të tjerë, si 24-vjeçarja Jamina, e cila do të vërë perçe, janë kundër tij.

“Mendoj se është vendim i padrejtë, sepse nuk është perçja ajo që e bezdis qeverinë franceze, por Islami.”

Ndalimi ka ngjallur edhe thirrje në faqet e militantëve myslimanë në internet për hakmarrje të armatosur kundër Francës. Kreu i al-Kaidës Osama bin Laden, i cili u vra nga forcat speciale amerikane këtë muaj, e paralajmëroi gjithashtu Francën të mos e ndalonte perçen.

XS
SM
MD
LG