Lidhje

Tiranë: Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e Prokurorisë për ish-komandantin e gardës


Tiranë: Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e Prokurorisë për ish-komandantin e gardës
Tiranë: Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e Prokurorisë për ish-komandantin e gardës
Në Tiranë, gjykata e Apelit rrëzoi një kërkesë të dytë të Prokurorisë që ish komandanti i gardës Ndrea Prendi i akuzuar për ngjarjet e 21 janarit të vitit të kaluar, të mbahet në arrest në burg dhe jo në shtëpi si deri më tani.
Eshtë hera e katërt që gjykatat rrëzojnë një kërkesë të tillë të Prokurorisë e cila e akuzon Prendin për vrasjen e një prej manifestuesve si dhe për fshehje të provave. Sot prokurorët kishin paraqitur prova të reja, të cilat sërish nuk u konsideruan të mjaftueshme nga trupi gjykues. Më parë, me kërkesë të avokatit të ish komandantit të Gardës, një prej anëtarëve të trupit gjykues u zëvendësua.
Vetëm 30 minuta pas caktimit të gjyqtarit të ri, u dha vendimi i cili e la sërish Prendin në arrest shtëpie. Ish komandanti i Gardës u vu nën akuzë pas mbërritjes së përgjigjeve të analizave të kryera në laboratorët e Byrosë Federal të Hetimit, Fbi-së amerikane. Bashkë me të u arrestuan edhe shoferi i tij si dhe përgjegjësi i Teknologjisë në këshillin e Minstrave. Por të dy këta janë lënë të lirë me detyrim paraqitje nga gjykata e Apelit.
XS
SM
MD
LG