Lidhje

Kim Xhong Un kryeson ceremoninë e zisë zyrtare për të atin


Kim Xhong Un kryeson ceremoninë e zisë zyrtare për të atin
Kim Xhong Un kryeson ceremoninë e zisë zyrtare për të atin

Në Korenë e Veriut, Kim Xhong Un, djali i ish-udhëheqësit Kim Xhong Il, po kryeson ceremoninë e zisë zyrtare për të atin.

Ai mendohet se do të jetë udhëheqësi i ardhshëm koreanoverior. Kim Xhong Uni është paraqitur në televizion duke pritur zyrtarët e huaj në Pallatin e Memorialeve Kumsusan, ku është ekspozuar trupi i të atit në një arkivol xhami.

Kim Xhong Ili vdiq të shtunën ndërsa udhëtonte në një nga vizitat e tij në bazë dhe pësoi infarkt për shkak të mbingarkesës fizike dhe mendore siç u shprehën zyrtarë korenaioveriorë. Trupi i tij është vendosur krahas trupit të ballsamosur të të atit, Kim Il Sen, që vdiq në vitin 1994. Funerali i Kim Xhong Il-it do të mbahet më 28 dhjetor.

XS
SM
MD
LG