Lidhje

Presidenti Obama fillon fushatën në shtetin e Ohajo-s


Presidenti Obama fillon fushatën në shtetin e Ohajo-s

Presidenti Obama fillon fushatën në shtetin e Ohajo-s

Presidenti Barak Obama filloi sot fushatën për rizgjedhjen e tij në shtetin e Ohajos, ku ai njoftoi emërimin e një mbikqyrësi të ri për Zyrën e Mbrojtjes Financiare të Konsumatorit.

Emërimi i Richard Cordray-it në këtë post i zemëroi republikanët.

Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell tha se Zyra e Mbrojtjes Financiare të Konsumatorit "ka për të qenë një nga agjencitë më pak të përgjegjshme dhe më të fuqishme në Washington".

Fjalimi që presidenti mbajti në një shkollë të mesme në periferi të Ohajos dhe që shënon fillimin e udhëtimeve të tij të fushatës për këtë vit, konsiderohet si tepër i rëndësishsëm për rizgjedhjen e tij.

Zoti Obama i filloi veprimtaritë për fushatën e 2012-ës dje, me një telekonferencë me pjesëmarrësit në votimet paraprake të Ajovës.

Në fjalimin e tij nga Washingtoni, presidenti Obama theksoi arritjet kryesore të administratës së tij, përfshirë miratimin e reformës financiare dhe asaj të shërbimit shëndetësor, përfundimin e luftës në Irak dhe ndryshimin e rregullores për homoseksualët që shërbejnë në ushtri.

Presidenti Obama tha se mbetet ende punë për t’u bërë dhe se problemet e tre viteve të fundit nuk ndodhën brenda një nate dhe prandaj as nuk do të zgjidhen brenda një nate.

XS
SM
MD
LG