Lidhje

Pakistan: Zhvillohet varrimi për viktimat e tre sulmeve me bombë


Në Pakistan u zhvillua varrimi për viktimat e tre sulmeve me bombë në Lahore ku u vranë 33 shiitë gjatë një pelegrinazhi fetar.

Qindra besimtar të këtij sekti u mblodhën sot për të dhënë lutje për shtatë nga viktimat që u vranë një natë më parë. Policia forcoi praninë gjatë varrimit.

Shpërthimet dje plagosën gati 250 veta. Ato kishin si objektivë mijëra shiitë që shënonin përvjetorin e vdekjes së dhëndrrit të profetit Muhamet. Ky ishte i pari sulm i rëndë në Pakistan që kur vendi u godit nga përmbytjet shkatërrimtare më shumë se një muaj më parë.

Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari i dënoi sulmet si një akt terrorizmi dhe tha se autorët nuk do t’i shpëtojnë ligjit.

Ambasadorja amerikane në Pakistan Anne Patterson i dënoi gjithashtu sulmet. Ajo tha se ato ishin veçanërisht mizore pasi kishin në shënjerstër një pelegrinazh paqësor fetar në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe në kohën e katastrofës së përmbytjeve.

XS
SM
MD
LG