Lidhje

Presideti Obama viziton Karolinën e Veriut, përqendrohet tek vendet e punës

  • Dan Robinson

Presideti Obama viziton Karolinën e Veriut, përqendrohet tek vendet e punës

Presideti Obama viziton Karolinën e Veriut, përqendrohet tek vendet e punës

Vizita e presidentit në kompaninë Cree në Durham të Karolinës së Veriut e cila prodhon llamba të teknologjisë së fundit LED, ishte pjesë e përpjekjeve të tij për të theksuar rastetet e suksesshme në mes të rimëkembjes së dobët ekonomike dhe figurave zhgënjyese të kohëve të fundit për vendet e punës.

Sikurse ka bërë edhe në vizitat e ngjashme në mbarë vendin gjatë muajve të fundit, presidenti vizioi njesitë e montimit duke shtrenguar duartë me disa prej 1,500 punonjës që ka fabrika.

Kompania Cree pati një shkurtim taksash prej 39 milion dollarësh si pjesë e stimulimit ekonomik të presidentit, çfarë i mundësoi kompanisë të shtojë 375 vende pune në fabrikë.

Shtepia e Bardhë e shikon kompaninë Cree, e cila gjithashtu eksporton prodhime jashtë vendit dhe ka ndërtuar vitin e kaluar një fabrikë në Kinë, si pjesë të e historive të suksesit të mundësuar nga fondet e planit stimulues të administratës dhe shkurtimit të taksave.

Kjo ishte vizita e dytë e presidentit për kompaninë që ka 5 mijë punonjës në shkallë borëtore, pas vizitës së parë si kandiat presidencial në vitin 2008. Ai u tha punonjësve të henën se ata po japin shembull duke prodhuar paisje për enegji efektive dhe ndihmuar me krijimin e vendeve të punës në shkallë të gjerë.

“Po ndihmoni në udhëheqjen e një revolucioni për energji të pastër, ju po ndihmoni për të udhëhequr një rikthim të prodhimit industrial amerikan. Kjo është një kompani ku e ardhmja po fitohet.”

Karolina e Veriut është mes shteteve të goditura rendë nga recesioni ekonomik; shkalla 9,5 përqin e papunësisë është më e lartë se niveli 9.1 përqind i raportuar kohët e fundit në shkallë kombëtare. Po ashtu është një prej shteteve të rendësishme politike për rizgjedhjen e presidentit në zgjedhjet e vitit 2012.

Shtepia e Bardhë e përdori vizitën për të organizuar takimin e parë jashtë Washingtonit me këshillin e presidentit Obama për vendet e punës dhe konkurencën, të formuar në fillim të vitit për të këshilluar presidentin Obama në drejtimin e ekonomisë drejt një rimëkembje më të shpejtë dhe ndihmuar në krijimin e vendeve të punës.

I drejtuar nga Jeffrey Immel që udhëheq kompaninë General Electric, këshilli përfshin drejtues biznesesh nga sektorë të rendësishëm të ekonomisë amerikane si dhe sindikata të punonjësve.

Në fjalimin për 23 anëtarët e këshillit, zoti Obama përsëriti një përshkrim të përdorur shpesh në javët e fundit rreth ekonomisë të përballur me erëra të forta tha ai, por theksoi se ka arsye për optimizëm.

“Është e rendësishme për ne që të mos pretendojmë se rimëkembja është e plotë siç duhet. Ka shumë njerëz në kushte të vështira. Por është gjithashtu e rendësishme të kujtojmë se ne kemi burime të shumta, dhe kemi gjithçka duhet për të bërë ndryshimet strukturore që të sigurohemi që ne jemi konkurues. Nuk kërkohen ndryshime radikale, por kërkohen disa qasje kuptimplota ndaj problemeve.”

Presidenti tha se shtimi i vendeve të punës dhe rregullimi i ekonomisë nuk do të kërkojë ndryshime radikale por ato të cilat i quajti ide kumptimplota për të përmirësuar konkurencën amerikane. Ai shtoi se shpresonte që kjo nuk do të bëhej pjesë e lojës politike në Washington. Presidenti Obama theksoi në Karolinën e Veriut të henën se pavarësisht krijimit të më shumë se 2 milion vendeve pune gjatë 15 muajve të fundit, shumë amerikanë vazhdojnë të kenë probleme. Por ai tha se ishte optimist se Shtetet e Bashkuara kanë gjithçka u nevoitet për të patur sukses në shekullin 21.

XS
SM
MD
LG