Lidhje

Protesta të reja në kryeqytetin tunizian dhe në qytetin Sfax

  • Zëri Amerikës

Protesta të reja në kryeqytetin tunizian dhe në qytetin Sfax

Protesta të reja shpërthyen në kryeqytetin tunizian dhe në qytetin Sfax, ndërkohë që demonstruesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e zyrtarëve qeveritarë që kanë lidhje me administratën e Presidentit Zine El Abidin Ben Ali.

Policia përdori gaz lotësjellës në drejtim të protestuesve që qëllonin me gurë sot në Tuniz. Ndërkaq, njoftimet e medias bëjnë të ditur se një grup sindikalist ka organizuar një tubim të madh në qytetin Sfax, pranë bregdetit tunizian.

Po sot, agjencia tuniziane shtetërore e lajmeve thotë se zyrtarët do të njoftojnë ndryshime në përbërjen e qeverisë së përkohëshme.

Zëdhënësi i qeverisë Taib Bakush tha dje se kandidaturat e reja do të mbushin vendet e lëna bosh nga dorëheqjet e javës së kaluar.

Më parë, zyrtarët tunizianë thanë se kishin nxjerrë një urdhër-arresti ndërkombëtar për presidentin e rrëzuar Ben Ali dhe pjesëtarë të familjes së tij, të akuzuar për përvetësim pasurish dhe transferim fondesh jashtë vendit.

Zoti Ben Ali u arratis nga Tunizia pasi shpërthyen trazira lidhur me papunësinë, rritjen e çmimeve dhe qeverisjen e korruptuar.

XS
SM
MD
LG