Lidhje

Programi i riciklimit të shisheve plastike në Karolinën e Veriut

  • Isabela Çoçoli

Kompania WM e riciklimit të mbetjeve plastike në Karolinën e Veriut

Kompania WM e riciklimit të mbetjeve plastike në Karolinën e Veriut

Biznesi i riciklimit të shisheve plastike ndihmon korporatat të shkurtojnë koston

Shumë bashki në Shtetet e Bashkuara kanë vënë në zbatim ligje për ndalimin e shisheve plastike. Kohët e fundit, shteti Masaçusets miratoi një ligj të ngjashëm, ndërsa ligji në Uiskonsin kërkon që banorët t’i riciklojnë shishet plastike. Në juglindje të Shteteve të Bashkuara, Karolina e Veriut është shteti i parë që ndaloi me ligj shishet plastike dhe pikërisht atje, një kompani për përpunimin e mbeturinave riciklon miliona shishe plastike në javë.

Në një epokë kur mjedisi miqësor është bërë një nga përparësitë kryesore, riciklimi i shisheve plastike është kthyer në një biznes të madh në gjithë botën, pasi korporatat mund të shkurtojnë koston duke ripërdorur ambalazhet, në vend që të prodhojnë të reja, por në Shtetet e Bashkuara ky prodhim me përfitime të mëdha shpesh hidhet.

Shumë konsumatorë nuk kanë dijeni se bëhet një konkurencë e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për shkak të varësisë tek lënda e parë për prodhimin e fibrave sintetike dhe shisheve plastike.

Kjo firmë për menaxhimin e hedhurinave plastike përpunon miliona shishe plastike në Karolinën e Veriut, shteti i parë në juglindje të Shteteve të Bashkuara që ka vendosur ndalimin e përdorimit të shisheve plastike. Kristin Herman, drejtore e burimeve këtu jep disa statistika shumë interesante.

“Ne përpunojmë rreth 5 milion kilogram plastikë në muaj dhe jemi kompania më e madhe e riciklimit në gjithë vendin. Ne kemi mbi 100 objekte përpunimi dhe këtu në Reighley ne kemi një objekt për menaxhimin e mbeturinave nga të cilat prodhohen shishet e pijeve të freskëta, bidonët e detergjentëve, apo të shampove. Madje ne ndjekim këtu praktika të gjelbra prodhimi”.

Si menaxher i nevojave rajonale në këtë uzinë, Dwight King është pëgjegjës për operacionet e riciklimit.

“Këtu në Reighley ne përdorim skanimin optik për të seleksionuar materialet që vinë këtu si plehra dhe pëpunojmë zakonisht 10 mijë deri në 12 mijë kilogram në orë kur punojmë me kapacitet të plotë”.


Ndalimi i shisheve plastike ka një ndikim të madh për mjedisin dhe për ekonominë lokale në këtë shtet. Pasi bashkitë mbledhin materialet e riciklueshme në vendet e posaçme, ato sillen këtu për t’u seleksionuar, përpunuar dhe për t’ua shitur më pas korporatave ose qendrave të riciklimit për të nxjerrë fitime.

Fabrikat në zonë dhe në mbarë vendin kanë nevojë për prodhimet plastike dhe kur i marrin ato si lëndë të parë i përdorin për të prodhuar poliester që u shitet kryesisht prodhuesve të tapetit në mbarë vendin.

Si rezultat i kërkesave të industrisë së sotme, kjo uzinë e madhe ka vendosur një linjë të avancuar riciklimi dhe është një nga më të mëdhatë në vend që merret me riciklimin shisheve plastike që njerëzit hedhin në arkat e riciklimit në shtëpi, në punë, në mjedise publike dhe në rrugë.

*Marrë nga "USA Green Stories"

XS
SM
MD
LG