Lidhje

Intervistë me Zv/Kryeministrin e Shqipërisë Ilir Meta për vizitën e tij në Serbi


Z. Meta tha se dinamizimi i marrëdhënieve Shqipëri - Serbi do të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes për Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, i bëri thirrje serbëve të mos largohen nga Kosova.
Zoti Meta i bëri këto komente sot në përfundim të një vizite dy ditore në Serbi. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë qenë të ftohta, sidomos që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Zoti Meta tha se qeveria e tij do t'u dërgojë një mesazh të qartë serbëve të Kosovës, se ata duhet të përpiqen të jenë pjesë e të ardhmes së Kosovës. Por ai tha gjithashtu se kushtet ekonomike dhe sociale për serbët në Kosovë duhet të përmirësohen. Dje zoti Meta, u takua në Beograd me Presidentin Boris Tadiç dhe me Ministrin e Jashtëm Vuk Jeremiç. Sot, para largimit nga Serbia Ministri i Jashtëm shqiptar ndaloi për vizitë në Luginën e Preshevës.

XS
SM
MD
LG