Lidhje

1 shkurt, 70 vjetori i Zëri të Amerikës

  • Zëri Amerikës

1 shkurt, 70 vjetori i Zëri të Amerikës

1 shkurt, 70 vjetori i Zëri të Amerikës

Zëri i Amerikës po feston sot 70 vjetorin e krijimit.

Për herë të parë radio Zëri i Amerikës filloi të transmetojë më 1 shkurt të vitit 1942, rreth dy muaj pasi forcat japoneze bombarduan bazën Pearl Harbor dhe Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Dytë Botërore.

Duke folur në gjermanisht, gazetari amerikan William Harlan Hale dha transmetimin e parë në radio të Zërit të Amerikës nga qyteti i Nju Jorkut, me valë të shkurtëra.

Drejtori i Zërit të Amerikës, David Ensor, tha se fjalët që gazetari Hale tha atë ditë edhe sot mbeten aktuale. Në fjalimin që mbajti me rastin e përvjetorit, zoti Ensor tha se agjencia ndërkombëtare e transmetimeve “do të vazhdojë me agresivitet që t’u japë informacione njerëzve në shoqëri të mbyllura, si Irani.”

Që nga viti 1942, Zëri i Amerikës është zgjeruar në një organizatë mediash që transmeton për 141 milionë njerëz në javë. Sot Zëri i Amerikës transmeton në 43 gjuhë dhe komunitete të ndryshme dhe bashkëvepron me audiencën përmes radios, televizionit dhe internetit.

XS
SM
MD
LG