Lidhje

10 të vrarë nga shpërthimet në Qerbela

  • Zëri Amerikës

10 të vrarë nga shpërthimet në Qerbela

10 të vrarë nga shpërthimet në Qerbela

Policia irakiane tha se disa shpërthime me bombë vranë të paktën 10 persona dhe plagosën dhjetra të tjerë në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, rreth 80 kilometra në jug të Bagdatit.

Policia tha se një bombë shpërtheu sot pranë zyrave ku lëshohen kartat e identitetit dhe pasaportat. Zyrtarët thanë se shpërthimet e tjera ndodhën kur në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës.

Sulmet ndodhin ndërkohë që Shtetet e Bashkuara vazhdojnë planet për tërheqjen e trupave nga Iraku deri në fund të vitit. Dhuna ka rënë krahasuar me kulmin që arriti në vitin 2006 dhe 2007, por si zyrtarët amerikanë dhe ata irakianë kanë shprehur shqetësim rreth mundësisë së Irakut për të përballuar sigurinë pas tërheqjes amerikane.

XS
SM
MD
LG