Lidhje

10 vjet pas sulmeve terroriste, nëna e një prej viktimave fal

Shumë amerikanë ndjenë nevojën e hakmarrjes pas sulmeve terroriste të vitit 2001. Dhe qysh atëherë, forcat amerikane janë përfshirë në luftë kundër ektremistëve islamik që morrën përgjegjësinë. Por jo të gjithë amerikanët kërkojnë shpagim për të lehtësuar dhimbjen e tyre. Materiali në vazhdim na njeh me një nën që shpreh falje, dhe jo urrejtje drej atyre që i vranë djalin, 10 vjet më parë më 11 shtator.
Greg, djali i Phyllis Rodriguez u vra në sulmet terroriste në Qendrën Botërore të Tregëtisë. Ai ishte specialist kompjuterash dhe punonte në katin e 103 të kullës së veriut. Ajo kujton momentin sesi zbuloi se diçka e tmerrme kishte ndodhur mëngjesin e asaj të marte.

Në sekretarinë telefonike ishte një mesazh nga Gregu që thoshte – ka ndodhur një aksident i tmerrshëm në Qendrën Botërore të Tregëtisë. Jam mirë – merrni në telefon Elizabetën – nusen.

Por Greg Rodriguez nuk shpëtoi dot së bashku me gati 3 mijë të tjerë.

Po shpresoja, shpresoja që ai të kishte shpëtuar. Nuk e pranoja dot të keqen.

Por ajo erdhi kur Greg Rodriguez u deklarua i vdekur. Dhe bashkë me të erdhi edhe vendimi i ndërgjegjshëm i prindërve të tij për të sjell ndryshim.

Gjëja kryesore që kuptuam qysh mëngjesin tjetër më 12 shtator...
është se qeveria jonë do të bënte ndërhyrje ushtarake dhe të dhunshme në përgjigje të asaj që i ndodhi djalit tonë. Ajo nuk do të ndryshonte asgjë për ne dhe nuk e mbështetëm.

Phyllis Rodriguez dhe bashkëshorti i saj Orlando i dërguan një letër të hapur presidentit George Bush të titulluar – Jo në Emër të Djalit Tonë.

Letra qarkulloi në mbarë vendin dhe në mbarë botën. Në një farë mënyre na ndihmoi të përballonim humbjen.

Çifti nuk donte hakmarrje. Ata kundërshtuan dënimin me vdekje të personit që u bë i njohur si rrëmbyesi i 20-të – Zacarias Moussaoui. Phillis u bë shoqe me të jëmën e Zacarias, Aicha el-Wafi.

Ndjeva se ajo grua duhet të kishte shumë kurajo pasi djali i saj ishte personi më i urryer këtu dhe ajo u ngrit në mbrojtje të tij. Kuptuam se ajo që na bashkonte ishte humanizmi. Jemi qënie njerëzore. Kjo është pjesë shumë e vlefshme e jetës sime dhe e shërimit.

Rodriguez thotë se është e zhgënjyer nga mënyra sesi qeveria amerikane ka përdorur luftën kundër terrorizmit në emër të djalit të saj.

Ndjehem shumë e pikëlluar nga të gjitha humbjet që kanë pësuar shumë familje. Kishim simpatinë e gjithë botës. Mund të ishim udhëheqës dhe të punonim për paqe në botë dhe paqe në Lindjen e Mesme. Por e humbëm këtë shans.

Phyllis Rodriguez thotë se e lehtëson dhimbjen e humbjes së djalit duke kundërshtuar luftën dhe duke marrë pjesë në projetjet të të drejtave të njeriut.

Nuk mendoj se ajo që ndodhi kishte një shkak por ndjehem me fat që kam forca të brendshme për t’u përgjigjur në këtë mënyrë.

Rodriguez thotë se është e vetdijshme që nuk ka për ta parë përsëri djalin e saj, por nuk është e qetë me situatën e paqes në botë. Kjo është arsyeja thotë ajo që po mundohem të sjell ndryshim.

XS
SM
MD
LG