Lidhje

10 vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ende ka boshllëqe

  • Zëri Amerikës

10 vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ende ka boshllëqe

10 vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ende ka boshllëqe

Në një raport të ri thuhet se 10 vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, vendi ende nuk është aq i sigurtë sa duhet të jetë.

Raporti i publikuar dje nga ish kryetarët e komisionit, i ngarkuar me hetimin e sulmeve, vë në dukje se, megjithëse gjatë dekadës së fundit janë bërë përmirësime në fushën e sigurisë, ende ekzistojnë boshllëqe në këtë fushë.

“Unë mund t’u them se 10 vjet pas 11 shtatorit, ne nuk kemi arritur në atë pikë që punonjësit e emergjencës të komunikojnë mirë me njeri tjetrin. 10 vjet pas 11 shtatorit, ne nuk kemi arritur në atë pikë që të dimë se kush është përgjegjës në vendin e një katastrofe. Dhe unë mund të vazhdoj të sjell shembuj të tillë”, tha zoti Lee Hamilton, kryetar i Komisionit për hetimin e sulmeve të 11 shtatorit, 2001.

Tom Kean, ish kryetar i komisionit për hetimin e sulmeve të 11 shtatorit, thotë se në disa raste boshllëqet janë mëse "të dukshme".

Veçanërisht në raport thuhet se aeroportet e vendit vazhdojnë të jenë "tepër të pambrojtur" madje bën thirrje për metoda më të mira për zbulimin e mjeteve shpërthyese. Në të thuhet gjithashtu se Amerika duhet të përmirësojë komunikimin mes agjencive të ndryshme emergjente përgjegjëse në raste katastrofash.

Raporti shpresh gjithashtu shqetësime rreth grumbullimit të informacioneve të zbulimit, politikave për zbulimin e aktiviteteve terroriste dhe mbrojtjes së lirive civile.

XS
SM
MD
LG