Lidhje

100 vjetori i Titanikut rizgjon kujtimet

  • Carolyn Weaver

100 vjet më parë, më 15 prill 1912 në udhëtimin e saj të parë, anija më e madhe dhe luksoze e pasagjerëve në botë, Titaniku, u përplas me një ajsberg në Atlantikun e Veriut. Më pak se tre orë pas përplasjes, dy të tretat e pasagjerëve po mbyteshin ose po ngrinin në ujrat a akullta dhe anija u fundos. Të ndjekim një material për përvjetorin e asaj nate të paharrueshme.

Magjepsja me historinë e mbytjes së Titanikut duket se nuk ka fund. Në prag të përvjetorit, një version me tre përmasa i filmit më popullor të të gjitha kohërave, Titanikut po del në kinematë e gjithë botës. Në Las Vegas, vizitorët shkojnë në një ekspozitë objektesh të marra nga kati i poshtëm i anijes. Ka madje edhe një pjesë hekuri të vetë anijes.

Vetëm 710 nga 2000 pasagjerët arritën të shpëtojnë.

Siç është rrëfyer në një film më të hershëm, “Një natë e paharrueshme”, Titaniku nuk kishte barka shpëtimi të mjaftueshme. Gratë dhe fëmijët përdorën shumicën e tyre. Ata që u mbytën me anijen ishin kryesisht pasagjerë të klasit të tretë dhe burrat e të gjitha kategorive të udhëtimit.

Paul Kurzman është stërnipi i Isidor dhe Ida Shtrausit, njujorkezë të pasur që udhëtonin në kabinat e klasit të parë. Por atë natë ata nuk pranuar të përdorin privilegjin e klasës.

“Dhe Isidori tha: ‘përsa kohë që të ketë mbetur edhe një grua apo një fëmijë në këtë anije, unë si burrë nuk do të përdor një barkë shpëtimi’”.

E shoqja e tij Ida qëndroi me të shoqin, siç është portretizuar në filmin “Një natë e paharrueshme”.

“Dhe pamja e tyre e fundit ishte në krahët e njëri-tjetrit kur një dallgë e madhe e përfshiu anijen, ndërsa ajo fundosej”.

Pas zbulimit të rrënojavwe të anijes në 1985, shumë kërkues e fotografuan atë dhe u mblodhën shumë objekte përreth rrënojave.

“Për nder të kujtimit të kësaj tragjedie dhe atyre që humbën jetën atje, asgjë nuk është hequr nga anija vetë që konsiderohet si objekt i shenjtë”.

Arlan Ettinger është President i një kompanie ankandesh Guernsey që po shet të 5 mijë objektet.

“Së shpejti, anija nuk do të jetë më për shkak të kushteve brutale të Atlantikut të Veriut. Kështuqë ky koleksion, realisht mishëron kujtimin e Titanikut”.

Richard Davenport Hines është autor i librit “Udhëtarët e Titanikut”. Ai thotë se ajo katastrofë akoma shkakton mahnitje sepse të sjell ndër mend atë që ai e quan “arroganca e teknologëve”.

“Titaniku ishte një shembull i qartë. Mendohej se ishte një anije që nuk mund të mbytej. Po lundronte me një shpejtësi të tepruar në ujërat e akullta, me një shpejtësi të rrezikshme, sepse njerëzit mendonin se ai nuk mund të mposhtej”.

Në fakt, anija më madhështore e kohës mund të ketë dështuar për shkak të pjesëve më të thjeshta.

Shkencëtarët thonë se vidat që lidhnin skeletin e anijes ishin shumë të dobëta dhe nuk e përballuan dot përplasjen, kështuqë anija u ça si një fletë metalike.

XS
SM
MD
LG