Lidhje

"1001 shpikjet", ekspozitë kronologjike e Periudhës së Artë të shkencës në botën islamike


"1001 shpikjet", ekspozitë kronologjike e Periudhës së Artë të shkencës në botën islamike
"1001 shpikjet", ekspozitë kronologjike e Periudhës së Artë të shkencës në botën islamike

Një ekspozitë me arritjet shkencore në botën myslimane është hapur në Los Anxhelos. E quajtur 1001 Shpikjet, ekspozita është një kronologji e Periudhës së Artë të shkencës në botën islamike nga shekulli i 7 deri në shekullin e 17. Aktivisti egjiptian Vael Gonim i cili përdori rrjetet sociale në internet për të filluar revolucion në vendin e tij, thotë se teknologjia ka një rol të rëndësishëm në botën e sotme.

Sistemi perendimor i numrave i përhapur nga matematicienët myslimanë, është një nga shumë kontributet e botës mesjetare myslimane, një civilizim që u shtri nga Spanja në Kinë. Drejtuesi egjiptian i teknologjisë së lartë Vael Gonim, që punon me kompaninë Google, u ndal për të parë qendrën shkencore.

Ai ishte në Shtetet e Bashkuara për të pranuar çmimin e kurajos, dhënë nga Fondacioni i Librarisë John F. Kennedy, siç shihet në këtë video në YouTube. Ai pranoi çmimin në librarinë presidenciale në emër të popullit egjiptian. Gonim ndihmoi në fillimin e revolucionit që përmbysi presidentin Hosni Mubarak pas 18 ditë protestash.

"Media sociale dhe Interneti, teknologjia në përgjithësi ishin udhërrëfyese në nxitjen e revolucionit në Egjipt. Kjo tregon se mund ta përdorësh teknologjinë për diçka të mirë që teorikisht dukej e pamundur në të kaluarën".

Gonim thotë se teknologjia e re përdorej gjerësisht në Egjipt, ku lidhjet personale janë të rëndësishme. Ai thotë se bisedat në faqe si Facebook u bën një mjet politik për të rinjtë egjiptian.

"Ata e përdorën internetin si mënyrë për të shprehur opinionin e tyre, si rrugë për të bashkëpunuar dhe për të organizuar vetveten – për t’i thënë jo padrejtësisë, torturave dhe korrupsionit".

Ekspozita e shkencës, e shfaqur më parë në Londër, Stamboll dhe Nju Jork shpjegon përparimet shkencore në botën myslimane në fusha të tilla si mjekësia, ku doktorët përdornin instrumenta modern kirurgjie qysh një mijë vjet më parë. Vizitorët mësojnë rreth shpikësave si Abbas Ibn Firnas që krijoi një avion pa motor në shekullin e 9-të. Arsimtari Maurice Coles jep mësim për këtë subjekt të cilën e quan periudhën e parë globale.

"Ke njerëz të çdo besimi, të çdo prejardhje, të gati çdo kulture dhe ngjyre që punojnë së bashku për një qëllim. Dhe kur she përreth ekspozitës, shikon të krishterë dhe sigurisht myslimanë. Por ka hindu, ka një grup tjetë të quajtur Sabeans që nuk ekziston më dhe ata bashkëekzistuan shumë mirë për një periudhë të gjatë kohe".

Njerëz të veshur me kostume të kohës i sjellin në jetë dhe shpjegojnë shpikjet e tyre. Pamje interaktive tregojnë përparimet në fusha si arti dhe arkitektura. Ky lum idesh erdhi në një kohë interesante në Evropë, thotë Diane Perlov e qëndrës shkencore.

"Ishte vërtet një periudhë e frytshme për artin dhe shkencën në mesjetë kur Evropa ishte në atë që konsiderohet si periudha e errët".

Në protestat e fundit në sheshin Tahrir, egjiptianët përdorën internetin dhe telefonat celular me kamerat dixhitale.

"Në botën e sotme ku teknologjia po lidh të gjitha hendeqet, duhet të kuptojmë se ne jemi të gjithë njësoj dhe kemi më shumë gjëra të përbashkëta sesa ndryshe. Ka ardhur koha ta pranojmë këtë. Gjithkush ka një rol për të luajtur në këtë botë për t’u bashkuar me njëri tjetrin".

Dhe edhe në se nuk do të sjell një periudhë të re të artë, Gonim thotë se teknologjia do të ndihmojë botën të përmirësohet.

XS
SM
MD
LG