Lidhje

12 protestues të lëvizjes “Pushtimi i Uoll Stritit” arrestohen në Uashington

  • Zëri Amerikës

12 protestues të lëvizjes “Pushtimi i Uoll Stritit” arrestohen në Uashington

12 protestues të lëvizjes “Pushtimi i Uoll Stritit” arrestohen në Uashington

Të paktën 12 protestues të lëvizjes “Pushtimi i Uoll Stritit” u arrestuan dje në Uashington, pasi policia ndërhyri për të hequr një strukturë druri që protestuesit e kishin ngritur pa marrë leje.

Protestuesit, të cilët kanë ngritur kampingun e tyre në Sheshin MekFirson për disa javë, filluan ndërtimin e strukturën dy katshe të shtunën, por policia u tha dje në mëgjes se ata duhet të kishin leje dhe u dha një orë afat për ta ç’montuar.

Kur protestuesit nuk iu bindën urdhërit, policia e hoqi atë dhe arrestoi protestuesit që qendronin në majë të stukturës prej druri.

Anëtarë të lëvizjes “Pushtimi i Uoll Stritit” thanë se protestuesit janë duke demonstruar kundër pabarazisë ekonomike në vend dhe grykësisë së korporatave.

Kampinget e lëvizjes në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara janë mbyllur nga autoritetet në javët e fundit. Në qytetin veriperëndimor të Portlandit në Oregon, policia mbylli një park të shtunën në mbrëmje, duke arrestuar disa protestues që refuzuan të largoheshin.

XS
SM
MD
LG