Lidhje

13 persona të tjerë vriten nga trazirat në Tunizi


13 persona të tjerë vriten nga trazirat në Tunizi
13 persona të tjerë vriten nga trazirat në Tunizi

13 persona të tjerë u vranë nga trazirat në Tunizi, ku policia përdori gaz lotsjellës mbi protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Zina El Abidin Ben Ali.

Zyrtarët thanë se 13 personat u vranë dje pasi presidenti njoftoi lëshime në përpjekje për të ndalur protestat vdekjeprurëse.

Nuk ka konfirmim për numrin e vdekjeve që do t’u shtoheshin 23 viktimave të raportuara nga qeveria. Dëshmitarët dëgjuan të shtëna pranë ministrisë së brendshme në Tuniz.

Dje, zoti Ben Ali bëri premtime për reforma politike rrënjësore dhe tha se do të largohej nga posti në fund të mandatit në vitin 2014.

Ai urdhëroi gjithashtu forcat e sigurisë të ndalnin përdorimin e armëve të zjarrit kundër demonstruesve dhe ulnin çmimet e disa produkteve ushqimore. Megjithatë këto masa nuk kanë lehtësuar protestat për nivelin e lartë të papunësisë dhe çmimeve.

XS
SM
MD
LG