Lidhje

13 vende të Azisë nënshkruajnë marrëveshja për të mbrojtur tigrin e egër


13 vende të Azisë nënshkruajnë marrëveshja për të mbrojtur tigrin e egër
13 vende të Azisë nënshkruajnë marrëveshja për të mbrojtur tigrin e egër

13 vende të Azisë, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Indinë nënshkruan një zotim për të mbrojtur specien në zhdukje të tigrit të egër.

Kryeminsitri i Rusisë, Vladimir Putin organzoi një takim ditën e djeshme të udhëheqësve dhe zyrtarëve të lartë nga 12 qeveri të tjera aziatike në Shën Petersburg për një forum Ndërkombëtar 4 ditor për mbrojtjen e tigrit.

Zoti Putin foli në këtë mbledhje mbi rëndësinë për mbrojtjen e një kafshe madhështore për brezat e ardhëshme.

Ai tha se dëshiron të shoh që numri i Tigrave aziatik të dyfishohet deri në vititn 2022. Ai tha se ky qëllim është i vështirë, por jo i pamundur.

Kryeministri rus bëri gjithashtu thirrje për ndihmë financiare për vendet në zhvillim që punojnë në mbrojtje të Tigrave.

Kryeministri i Kinës, Ven Gjiabao i tha forumit se për të arritur sukses në këtë drejtim, janë të domosdoshem operacionet kundër gjuetarëve të Tigrave dhe kundër tregtisë ilegale që bëhet me lëkurën apo pjesë të tjera të kësaj kafshe.

Ekspertët pohojnë se kërkesat për lëkurëne tigrit dhe pjesëve të tjera të tij, që disa besojnë se janë kurative, kanë kontribuar në rrallimin e kësaj kafshe dhe kanë krijuar mundësinë për zhdukjen e tij.

Ekspertët e kafshëve të egra thonë se numri i tigrave të egër ka rënë nga 100 mijë, një shekull më parë në rreth 3 mijë e 200 .

XS
SM
MD
LG