Lidhje

13 vjet burg për ish-pronarin e Televizionit A1, Velija Ramkovski


Një gjykatë në Shkup shpalli dënimin me trembëdhjetë vjet burg për ish-pronarin e Televizionit A1, Velija Ramkovski.

Ai dhe 22 menaxherë e punonjës të tjerë të televizionit por dhe të kompanive, pronë të zotit Ramkovski, akuzoheshin për fshehje taksash, pastrim parash, bashkim kriminal dhe mashtrim të klientëve. Prokuroria e ngarkonte atë dhe firmat e tij për fshehjen e taksave prej pesë milionë Eurosh.

Të akuzuarit e tjerë, përfshirë djalin, vajzën dhe vëllanë e zotit Ramkovski, morën dënime me nga shtatë, gjashtë, pesë dhe më pak vite burg. Televizioni A1 shquhej për qëndrimet kritike ndaj qeverisë. Biznesmeni Velija Ramkovski dhe bashkëpunëtorët e tij ndodhen në paraburgim që nga fundi i vitit 2010.

Avokatët e tij mbrojtës kanë thënë se gjykimi ishte një farsë dhe se gjyqtarët do ta kenë të vështirë ta arsyetojnë vendimin.

XS
SM
MD
LG