Lidhje

130 vjetori i Kryqit të Kuq Amerikan

  • Isabela Cocoli

130 vjetori i Kryqit të Kuq Amerikan

130 vjetori i Kryqit të Kuq Amerikan

Kryqi i Kuq Amerikan, organizata kryesore kombëtare që u përgjigjet situatave emergjente, feston 130 vjetorin e krijimit. Vullnetarët e saj mobilizohen në periudhë katastrofash, luftërash dhe krizash. Krijimi i saj ishte vizioni i një gruaje, Klara Barton.

Ata shkojnë në vendin e ngjarjen gjatë fatkeqësive natyrore për t’u dhënë ndihmë viktimave të tërmeteve, përmbytjeve, uraganeve dhe katrastrofave të tjera. Kryqi i Kuq Amerikan është bërë simboli i shërbimit të menjëherëm në kohë krize. Suzi Di Frensis është shefe e organizatës për marrëdhëniet me publikun.

“Misioni ynë është të ndihmojmë njerëzit të parandalojnë, të përgatiten dhe t’u përgjigjen katastrofave. Ne e bëjmë këtë kryesisht nëpërmjet grupeve të mëdha të vullnetarëve në gjithë vendin, të cilët mblidhen sëbashku për të ndihmuar njerëzit në nevojë”.

Organziata filloi me Klara Bartonin, mësuese dhe lektore. Në vitet 1860, ajo ndihmoi ushtarët e plagosur gjatë Luftës Civile Amerikane dhe dha ndihmë mjeksore për të lehtësuar vuajtjet e tyre.

Por dhimbsuria e Bartonit nuk përfundoi me kaq. Gjatë një udhëtimi në Evropë në vitin 1869, ajo mësoi për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar, të themeluar në Zvicër disa vjet më parë. Kjo e frymëzoi atë të krijonte Kryqin e Kuq në Shtetet e Bashkuara.

“Ajo lloboi presidentin dhe Kongresin për të themeluar Kryqin e Kuq Amerikan. Në vitin 1882 ajo arriti që Shtetet e Bashkuara të ratifikonin Traktatin e Gjenevës dhe kjo ndihmoi në themelimin e Kryqit të Kuq në këtë vend”.

Kim Robinson është kuratore e Qendrës Historike Kombëtare Klara Barton paksa në dalje të Uashingtonit. Ajo ishte zyra e parë e përherëshme e Kryqit të Kuq Amerikan. Barton, presidendja e parë e organizatës, jetoi dhe punoi këtu me rreth 30 vullnetarë çdo herë.

“Ata kishin gati furnizime për t’iu përgjegjur katastrofave. Ajo kishte bandazhe, ushqime, veshje dhe sende të tjera, gati për t’u dërguar në rast fatkeqësish”.

Organizata ka dhënë ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe njerëzore.

“Kryqi i Kuq Amerikan nga 1882 deri kur ajo dha dorëheqjen në vitin 1904, asistoi në disa situata të rënda, përfshirë përmbytjen në Xhonstaun të Pensilvanisë, në Luftën Spanjollo-Amerikane dhe uraganin në Gallvston të Teksasit”.

Suzi Di Frensis thotë se në vitet pas vdekjes së Bartonit në vitin 1912, Kryqi i Kuq Amerikan ka evoluar.

“Ne kemi trajnuar më shumë se 10 milionë njerëz në vit që nga aftësimi për të dhënë ndihmën e parë, të menjëherëshme. Ne kemi gjithashtu edhe miliona dhurues të mrekullueshëm të gjakut që u kanë shpëtuar jetën shumë njerëzve”. Ne grumbullojmë rreth gjysmën e sasisë të gjakut në vend”.

Di Frensis thotë se Kryqi i Kuq Amerikan është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë humanitare në botë.

“Ne jemi një nga 186 shoqatat e Kryqit të Kuq dhe Hënës së Kuqe. Pothuajse në çdo vend të botës ka shoqata të Kryqit të Kuq”.

Ajo thotë se teknologjia e re po i ndihmon organizatat e emergjencës të përmbushin misionin e tyre.

“Sot ne përdorim mjetet e reja të komunikimit si Tweeter dhe Facebook. Brezat e rinj të vullnetarëve na japin energjinë dhe pasionin që na duhen në punën tonë”.

Ndërsa Kryqi i Kuq Amerikan feston 130 vjetorin e shërbimit, Kim Robinson thotë se Klara Barton do të ishte shumë e kënaqur me arritjet e organizatës.

“Veçanërisht me katastrofat që kanë ndeshur kohët e fundit Shtetet e Bashkuara, trashëgiamia e saj për të ndihmuar gjatë fatkeqësive natyrore në kohë paqeje, ka qënë një nga elementet vendimtar në vend. Mendoj se ajo do të ishte shumë krenare dhe e kënaqur se puna e nisur prej saj vazhdon edhe sot”.

XS
SM
MD
LG