Lidhje

150 vjetori i Luftës Civile Amerikane


150 vjetori i Luftës Civile Amerikane
150 vjetori i Luftës Civile Amerikane

Amerikanët po zhvillojnë ceremoni të ndryshme për të shënuar 150 vjetorin e fillimit të luftës civile.

Lufta filloi me 12 prill 1861, me një sulm nga trupat e konfederatës ndaj trupave të Unionit që kishin pushtuar Fort Sumter në portin e qytetit bregdetar të Karolinës së Jugut, Çarlston.

Rreth 600 mijë amerikanë vdiqën gjatë luftës mes shteteve të veriut dhe atyre të jugut.

Shkaku i vërtetë i luftës është ende i diskutueshëm. Disa ekspertë thonë se lufta nisi mbi të drejtën për t’u ndarë nga Unioni, dhe për të formuar Konfederatën e Shteteve të Amerikës. Ndërsa të tjerë thonë se 11 shtetet e jugut deshën të ndaheshin për të mbrojtur praktikën e tyre të skllavërisë, e cila kundërshtohej nga presidenti i asaj kohe Abraham Linkoln.

XS
SM
MD
LG