Lidhje

18 të vrarë gjatën ofensives së trupave dhe tankeve siriane në Dara


18 të vrarë gjatën ofensives së trupave dhe tankeve siriane në Dara
18 të vrarë gjatën ofensives së trupave dhe tankeve siriane në Dara

Të paktën 18 persona njoftohet të kenë vdekur ndërsa trupat siriane dhe tanket vërshuan sot në qytetin e Darës, ku janë zhvilluar protesta ditët e fundit. Ky veprim u kritikua nga Kombet e Bashkuara. Dëshmitarët në rajonin jugor të Sirisë thonë se ushtria demonstroi forcën ndërsa autoritetet zgjeruan fushatën e tyre kundër kryengritjes antiqeveritare që filloi pesë javë më parë.

Dëshmitarët thanë sot se panë trupa në një makinë që ishte sulmuar nga forcat e sigurimit në Dara, pasi tanket dhe ushtarët hynë në qytet. Grupet e të drejtave të njeriut kanë njoftuar gjithshtu se forcat e sigurimit hapën zjarr në Douma, një lagje periferike e Damaskut, kryeqytetit të Sirisë. Komisionerja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay kërkoi që Siria të mos përdorë dhunën për shtypjen e demonstuesve dhe të zhvillojë hetime për vrasjet e kryera.

Shtetet e Bashkuara e dënuan dhunën kundër qytetarëve sirianë, duke e thënë se ajo është “për të ardhur keq”. Një zëdhënës i Këshillit të Sigurimit Kombëtar tha se SHBA po shqyrtojnë përgjigjen ndaj masave shtypëse të qeverisë siriane, përmes një sërë sanksionesh, për ta bërë të qartë se sjellja e Damaskut është “e papranueshme”.

XS
SM
MD
LG