Lidhje

19 të vrarë në sulmet me bombë në Irak


19 të vrarë në sulmet me bombë në Irak
19 të vrarë në sulmet me bombë në Irak

Të paktën 19 persona u vranë sot nga tre sulme me makina bombë në disa qytete në Irak.


Një makinë bombë në distriktin e qytetit jugor të Basrës shkaktoi vdekjen e të paktën pesë personave dhe plagosjen 30 personave tjerë.
Më herët, dy makina bombë vranë të paktën 14 persona në qytetet shiite Karbala dhe Najaf.


Policia dhe zyrtarët thanë se të paktën 40 persona tjerë u plagosën, shumica e të cilëve ishin pelegrinë iranianë.


Disa orë më vonë, një tjetër makinë bombë shpërtheu afër një autobusi që transportonte pelegrinë iranianë në qytetin e Naxhafit. Të paktën shtatë persona u vranë nga ky shpërthim.

XS
SM
MD
LG