Lidhje

2 vjet e gjysmë heqje lirie për kryetarin e Komunës së Ferizajt


2 vjet e gjysmë heqje lirie për kryetarin e Komunës së Ferizajt
2 vjet e gjysmë heqje lirie për kryetarin e Komunës së Ferizajt

Një Gjykatë në Prishtinë shpalli fajtor dhe e dënoi me 2 vjet e gjysmë heqje lirie, kryetarin e komunës së Ferizajt Bajrush Xhemajli, për përfshirjen në një aksident trafiku që la pas vetes një të vdekur.

Atij i është ndaluar po ashtu të ngasë makinën për 3 vjet. Zoti Xhemaili akuzohej se ka shkaktuar një aksident të rëndë më 21 maj 2009 në hyrje të Prishtinës, ku humbi jetën 21 vjeçari Labinot Rrustemi.

Aksidenti kishte ndodhur në ditën kur Kosovën e vizitonte nënpresidenti amerikan Joseph Biden. Zoti Xhemaili do të vazhdojë të qëndrojë në liri deri sa të hyjë në fuqi vendimi i sotëm i Gjykatës.

XS
SM
MD
LG