Lidhje

20 vjet më pas, përmirësime në marrëdhëniet racore në Los Angeles


Los Angelesi shpërtheu në dhunë para 20 vjetësh kur trazirat me bazë racore e goditën rëndë qytetin, duke shkaktuar vdekjen e 53 personave dhe dëme që kapën vlerën e 1 miliardë dollarëve. Udhëheqësit lokalë shkuan së fundmi për të vizituar skenën e dhunës për të parë sesi kanë ndryshuar gjërat.

Gjashtë ditë trazirash dhe plaçkitjesh pasuan nxjerrjen të pafajshëm të katër oficerëve të policisë në një proces gjyqësor të lidhur me rrahjen e afrikano-amerikanit Rodney King.

Disa afrikano-amerikanë vunë në shënjestër pronarë koreano-amerikanë dyqanesh. Dy makina plot me njerëz iu afruan zjarrfikësit Emile Mack dhe skuadrës së tij.

“Dhe të gjithë filluan të nxjerrin armët dhe të hapnin zjarr ndaj vitrinave të dyqaneve që ishin ngjitur me ne. Ne menjëherë ndërhymë por brenda disa sekondash, pronarët e dyqaneve koreane dolën dhe iu kundërpërgjen goditjeve me zjarr”.

Edhe shumë biznese afrikano-amerikane u shkatërruan.

Pronari i farmacisë Gil Mathieu iku doli nga dyqani i tij para se të fillonin trazirat.

“Kur shkova në shtëpi, hapa televizorin që të shihja lajmet dhe pashë që dyqanin e kishin përfshirë flakët”.

Dyqani i Mathieu-s u dogj por më pas u rindërtua dhe ende vazhdon të ekzistojë.

Los Angeles i Jugut, ku filluan trazirat ka, ndryshuar dhe udhëheqësit lokalë e vizituan lagjen me një udhëtim me autobuz të organizuar nga organizata bamirëse “Operacioni Shpresa”. Biznese të reja janë ngritur mbi rrënojat megjithëse disa zona janë ende të zymta dhe të pazhvilluara.

Rebecca Blank, zëvendës sekretarja e Tregëtisë thotë se një element thelbësor për zhvillim është përmirësimi i shkollave.

“Sepse aftësitë e atyre që punojnë, e udhëheqësve të komunitetit, janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër”.

Në shkollën fillore Quinci Jones, nxënësit mësojnë matematikë, shkencë, muzikë dhe art. Shkolla e ka marrë emrin nga producenti legjendar i muzikës që thotë se kështu përmirësohet jo vetëm lagjia, por edhe vendi.

“Sepse kultura, ushqimi, muzika dhe gjuha janë karakteristikat e një vendi”.

Në këtë zonë ka shumë shkolla të reja dhe biznese dhe marrëdhëniet racore janë përmirësuar, thotë zjarrfikësi Emile Mack.

“Sepse ata kanë krijuar lidhje me komunitete të tjera dhe kanë krijuar marrëdhënie që do të ndihmojnë për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla”.

Por Rebecca Blank vë në dukje se ekonomia ka ende nevojë për përmirësim.

“Gjithkush që mendon se trazira të tilla nuk do përsëriten më kurrë në qytetet amerikane, duhet t’i hedhë sytë nga Evropa që është përballur me trazira të shumta në shumë qytete për shkak të pakënaqësive me qeverinë, për shkak të masave ekonomike, papunësisë së lartë. Ne nuk jemi të imunizuar nga kjo”.

Ata që jetojnë në këtë lagje thonë se ka ende shumë për t’u bërë në zonat më problematike, si nga bizneset edhe nga qeveria.

XS
SM
MD
LG